Një kran është rrëzuar në një punishte ndërtimi në zonën e Lagjes së Spitalit në Prishtinë.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, në lokacion kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës dhe dy autoambulanca. Sipas informatave të para, raportohet se disa persona kanë mbetur të lënduar.
Rrethanat e rrëzimit të kranit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë shkaqet e incidentit.
Për rastin është kontaktuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me më shumë detaje për numrin e të lënduarve dhe gjendjen e tyre shëndetësore.

