Fshati Llashticë i Komunës së Gjilanit do të përurojë të mërkurën monumentin “Tri Shkronjat e Arta të UÇK-së”, një projekt përkujtimor kushtuar luftës çlirimtare dhe vlerave të lirisë.
Sipas organizatorëve, ceremonia solemne do të mbahet më 29 korrik, duke filluar nga ora 18:00, në Llashticë. Monumenti është realizuar me kontributin e banorëve të fshatit, donatorëve vendorë, bizneseve dhe bashkatdhetarëve nga diaspora.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët, familjet e dëshmorëve dhe martirëve, veteranët dhe invalidët e luftës, përfaqësues të institucioneve, mediat, bizneset dhe mysafirët nga të gjitha trojet shqiptare që të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore.
Pas ceremonisë së përurimit do të organizohet edhe një program artistik dhe një koktej për të pranishmit

