Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjykata shpall të pafajshëm Sami Lushtakun edhe në rastin për ndikim te dëshmitarët në “Drenica 1”

Qendra Info by Qendra Info
28/07/2026
in Lajme
0
Gjykata shpall të pafajshëm Sami Lushtakun edhe në rastin për ndikim te dëshmitarët në “Drenica 1”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm ish-komandantin e UÇK-së dhe zyrtarin politik Sami Lushtaku edhe ndaj akuzave për ndikim te dëshmitarët në rastin “Drenica 1”, duke përmbyllur një proces gjyqësor që zgjati më shumë se një dekadë.

Përmes një reagimi publik, Sami Lushtaku njoftoi se Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar pafajësinë e tij edhe për akuzat e ngritura nga Prokuroria e EULEX-it lidhur me pretendimet për ndikim te dëshmitarët në rastin “Drenica 1”.

Sipas Lushtakut, ky aktgjykim shënon përfundimin e proceseve gjyqësore që nisën rreth 13 vjet më parë.

“Ky rast shënon përmbylljen e disa proceseve të gjata e të rënda për mua, të cilat nisën para 13 vitesh, me një varg procesesh gjyqësore, me qëllim dënimin tim përmes akuzave që në thelb bazoheshin në deklarata e në dëshmitarë të rrejshëm”, ka deklaruar ai.

Lushtaku theksoi se edhe në këtë proces gjykata ka konstatuar pafajësinë e tij.

“Sot, sikurse në të gjitha proceset e mëparshme, gjykata vërtetoi pafajësinë time duke më shpallur të pafajshëm për çdo akuzë të ngritur ndaj meje. Kam besuar gjithmonë se e vërteta nuk mund të mposhtet dhe se, pavarësisht sfidave, vonesave e padrejtësive, ajo do të triumfojë një ditë”, u shpreh ai.

Në reagimin e tij, Lushtaku falënderoi familjen, bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarët që, sipas tij, i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë procesit gjyqësor.

“Mbështetja juaj e vazhdueshme ka qenë forca ime gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit përjetësisht”, përfundon reagimi i tij.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i jep fund procedurës penale ndaj Lushtakut në këtë rast, ndërsa vendimi vjen pas një serie procesesh gjyqësore që kanë zgjatur për më shumë se një dekadë.

Related

Previous Post

Zelensky takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, Ukraina kërkon më shumë mbështetje ushtarake dhe diplomatike nga SHBA-ja

Next Post

Hamza: Në Zubin Potok po kërkohen mbetje mortore, Serbia ende nuk ka dhënë përgjegjësi për krimet e luftës

Next Post
Hamza: Kosovës i duhen urgjentisht institucione të reja.

Hamza: Në Zubin Potok po kërkohen mbetje mortore, Serbia ende nuk ka dhënë përgjegjësi për krimet e luftës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.