Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hamza: Në Zubin Potok po kërkohen mbetje mortore, Serbia ende nuk ka dhënë përgjegjësi për krimet e luftës

Qendra Info by Qendra Info
28/07/2026
in Lajme
0
Hamza: Kosovës i duhen urgjentisht institucione të reja.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me gërmimet që po zhvillohen në Zubin Potok, ku ekzistojnë dyshime për një varrezë masive, duke theksuar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një nga plagët më të rënda të pasluftës në Kosovë.

Përmes një postimi publik, Hamza tha se edhe pas 27 vitesh, mijëra familje vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen dhe pasigurinë për fatin e të afërmve të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

“Sot në Zubin Potok po gërmohet për mbetje mortore, pas dyshimeve për një varrezë masive. Edhe pas 27 vitesh, ne ende jetojmë me dhimbjen e pritjes dhe shpresën për të mësuar të vërtetën për mijëra qytetarë të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, u shpreh Hamza.

Kritika ndaj Serbisë

Hamza deklaroi se është e papranueshme që Serbia, sipas tij, ende nuk ka dhënë llogari për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe vazhdon të mos ofrojë informacione për fatin e personave të zhdukur.

Ai tha se, ndërkohë që në Hagë pritet përfundimi i procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Serbia vazhdon të mbajë të pazbardhur fatin e mijëra personave të zhdukur.

Mbi 100 familje në Mitrovicë ende presin përgjigje

Hamza kujtoi se Mitrovica është ndër qytetet që ka pësuar humbje të mëdha gjatë luftës dhe se mbi 100 familje ende nuk dinë fatin e më të dashurve të tyre.

Ai përmendi në veçanti rastin e 23 intelektualëve mitrovicas, të cilët, sipas tij, u panë për herë të fundit më 19 prill 1999 në fshatrat e Zubin Potokut.

“Në mesin e tyre janë edhe familjet e 23 intelektualëve mitrovicas, njerëz të dijes dhe vlerave kombëtare, shumica prej të cilëve ishin miq shumë të afërt të mi”, tha Hamza.

“E vërteta dhe drejtësia duhet të triumfojnë”

Në fund të reagimit, Hamza theksoi se Kosova do të vazhdojë të kërkojë zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat e luftës.

“Kosova nuk do të ndalet së kërkuari të vërtetën për çdo të zhdukur, drejtësi për çdo familje dhe përgjegjësi për çdo krim. Ky është detyrimi ynë moral, kombëtar dhe shtetëror”, deklaroi ai.

Gërmimet në Zubin Potok po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për lokalizimin e mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, një proces që vazhdon të mbetet një nga çështjet më të ndjeshme humanitare dhe politike në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Related

Previous Post

Gjykata shpall të pafajshëm Sami Lushtakun edhe në rastin për ndikim te dëshmitarët në “Drenica 1”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.