Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Tre persona ndalohen pas rrëzimit të vinçit në Prishtinë, Prokuroria nis hetime për vdekjen e 26-vjeçarit

Qendra Info by Qendra Info
29/07/2026
in Lajme
0
Tre persona ndalohen pas rrëzimit të vinçit në Prishtinë, Prokuroria nis hetime për vdekjen e 26-vjeçarit
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar tre persona në kuadër të hetimeve për aksidentin tragjik në një vendpunishte në kryeqytet, ku si pasojë e rrëzimit të një vinçi humbi jetën një punëtor 26-vjeçar, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar rëndë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të ndaluarit janë:

  • A.Sh., i dyshuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
  • B.S., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë ndërtuese;
  • E.E., në cilësinë e përfaqësuesit të kompanisë investuese të projektit.

Dy të fundit dyshohen për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Prokuroria bëri të ditur se është njoftuar për aksidentin më 28 korrik, rreth orës 15:00, ndërsa menjëherë pas marrjes së informacionit, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, Njësinë Rajonale të Hetimeve dhe Inspektoratin e Punës.

Për zbardhjen e plotë të rastit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë angazhuar ekspertë të pavarur të sigurisë në punë dhe një ekspert i inxhinierisë mekanike. Gjithashtu janë siguruar prova materiale, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe është kryer ekzaminimi forenzik i vendit të ngjarjes.

Hetuesit kanë intervistuar dëshmitarët okularë dhe punëtorin e lënduar, i cili vazhdon trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Si pasojë e aksidentit, jetën e humbi E.Sh., 26 vjeç, ndërsa një punëtor tjetër pësoi lëndime të rënda trupore.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka iniciuar hetime për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të vendosë për kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet do të vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në aksidentin fatal.

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike të mërkurën në disa rajone të Kosovës

Next Post

Njoftim: Kufizime të përkohshme në autoudhët e Kosovës për automjetet mbi 20 tonë

Next Post
Sot mbyllet përkohësisht një korsi në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Njoftim: Kufizime të përkohshme në autoudhët e Kosovës për automjetet mbi 20 tonë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.