Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Thellohen përplasjet në LDK: Kërkohet hetim për audio-incizimin dhe masa ndaj të përfshirëve.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
29/07/2026
in Category
0
Thellohen përplasjet në LDK: Kërkohet hetim për audio-incizimin dhe masa ndaj të përfshirëve.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke njoftuar se do të ndërmarrë procedura statutare dhe disiplinore ndaj çdo anëtari të partisë që rezulton i përfshirë në rast.

Në reagimin zyrtar, LDK dënon çdo formë të shantazhit, kërcënimit apo ndikimit në vullnetin e lirë të delegatëve, duke theksuar se pamjet e publikuara, ku pretendohet se zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë ushtruar presion përmes kërcënimeve që lidhen me vendin e punës së një anëtari të familjes së një delegati, janë të papranueshme dhe në kundërshtim me Statutin e partisë, vlerat demokratike dhe ligjin.

“LDK është ndërtuar mbi lirinë e mendimit, votës dhe bindjes. Askush, e aq më pak ata që bartin role institucionale, nuk kanë të drejtë ta zëvendësojnë vullnetin e lirë të delegatëve me frikësim, presion apo shantazh”, thuhet në reagim.

Partia ka bërë të ditur se organet e saj do të iniciojnë menjëherë procedurat statutare dhe disiplinore ndaj anëtarëve që rezultojnë të përfshirë, pa dallim funksioni apo pozite.

Njëkohësisht, LDK i ka bërë thirrje Prokurorisë që të zhvillojë hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe të vendosë përgjegjësi ligjore nëse konstatohen elemente të veprave penale.

Pas publikimit të audio-incizimeve, zyrtari i Komunës së Prishtinës, Gentrit Syla, i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk ka ndikuar në punësime dhe se materiali i publikuar është i manipuluar. Ai e cilësoi publikimin si një përpjekje për shantazh ndaj tij dhe kërkoi që rasti të hetohet nga organet kompetente.

Edhe shefi i asamblistëve të LDK-së në Komunën e Prishtinës, Egzon Pacolli, reagoi duke i cilësuar audio-incizimet si “montazh dhe shantazh” në prag të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë. Sipas tij, publikimi synon të ndikojë në procesin zgjedhor brenda LDK-së dhe nuk pasqyron realitetin.

Në fund, LDK ritheksoi se nuk do të tolerojë asnjë veprim që cenon lirinë e vendimmarrjes, integritetin e proceseve demokratike dhe dinjitetin e anëtarëve të saj, duke theksuar se “demokracia nuk mbrohet me presion, por me votë të lirë”.

 

 

Related

Previous Post

Deputetja e PDK-së: Pa marrëveshje politike, nuk e votojmë presidentin.

Next Post

Alban Krasniqi e quan “vrasës” Përparim Ramën në një koment në Facebook.

Next Post
Alban Krasniqi e quan “vrasës” Përparim Ramën në një koment në Facebook.

Alban Krasniqi e quan “vrasës” Përparim Ramën në një koment në Facebook.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.