Në Rrugën A në Prishtinë kanë nisur punimet për vendosjen e shtresës së dytë të asfaltit.
Punimet po vazhdojnë në kuadër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa pritet që pas përfundimit të tyre kjo arterie të ofrojë kushte më të mira për qarkullimin e automjeteve.
Autoritetet komunale kanë bërë të ditur vazhdimin e angazhimeve për përfundimin e projekteve infrastrukturore dhe modernizimin e rrugëve në kryeqytet.