Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se raporti për krimet e luftës përbën një dëshmi institucionale të sakrificës dhe çmimit të lartë që është paguar për lirinë e vendit.
Kurti ka thënë se dokumenti paraqet të dhëna dhe dëshmi për vuajtjet e popullit të Kosovës gjatë luftës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të dokumentimit të krimeve të kryera.
“Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë sot”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, dokumentimi i krimeve të luftës është i rëndësishëm jo vetëm për drejtësinë, por edhe për brezat e ardhshëm, në mënyrë që të mos harrohen pasojat e luftës dhe sakrifica e qytetarëve të Kosovës.
Ai ka vlerësuar se institucionet duhet të vazhdojnë punën për dokumentimin e fakteve dhe për kërkimin e drejtësisë për viktimat e luftës.

