Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Tragjedia në Prishtinë, IQP: Herët për konstatime, përgjegjësitë do të dalin nga hetimet”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
29/07/2026
in Category
0
“Tragjedia në Prishtinë, IQP: Herët për konstatime, përgjegjësitë do të dalin nga hetimet”.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati Qendror i Punës, ka reaguar lidhur me rastin e djeshëm në Prishtinë, ku një punishte ndërtimi një punëtor ka vdekur, duke thënë se ky rast, është duke u trajtuar me prioritet të lartë, dhe se, IQP, është duke bashkëpunuar me Policin, Prokurorinë dhe institucionet e tjera.

Në njoftim shtohet edhe se, mbikëqyrja se mbikëqyrja e zbatimit të masave të sigurisë në kantieret e ndërtimit i takon inspektorateve të ndërtimit të komunave përkatëse.

‘’ Po ashtu, lidhur me lejen ndërtimore dhe përmbushjen e kushteve ndërtimore, Inspektorati Qendror i Punës nuk ka kompetencë ligjore për të vlerësuar nëse janë plotësuar apo jo kushtet për lëshimin e lejes ndërtimore, pasi kjo është përgjegjësi e autoriteteve kompetente sipas legjislacionit në fuqi’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Postimi:

Inspektorati Qendror i Punës, edhe njëherë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së punëtorit që humbi jetën në aksidentin e ndodhur dje në një kantier ndërtimi në Prishtinë dhe i uron shërim sa më të shpejtë punëtorit të lënduar.

Ky rast po trajtohet me prioritet të lartë dhe Inspektorati Qendror i Punës është duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe institucionet e tjera kompetente, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe përcaktimit të përgjegjësive.

Përshkak të nevojës për sqarim, ju njoftojmë sin ë vijim:

Mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, në raport me punëmarrësit, kontraktorët, nënkontraktorët dhe personat e tjerë që kanë qasje të autorizuar në kantier, është kompetencë e Inspektoratit Qendror të Punës.

Ndërkaq, sa i përket sigurisë së palëve të treta dhe parandalimit të dëmeve që mund t’u shkaktohen atyre, Ligji për Ndërtim, përkatësisht neni 35, përcakton se përgjegjësia për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të sigurisë në kantieret e ndërtimit i takon inspektorateve të ndërtimit të komunave përkatëse, të cilat janë kompetente të ndërmarrin masa ndaj subjekteve ndërtimore që cenojnë rregullat e sigurisë, duke përfshirë edhe rastet kur rrezikohen pronat ose personat jashtë kantierit.

Po ashtu, lidhur me lejen ndërtimore dhe përmbushjen e kushteve ndërtimore, Inspektorati Qendror i Punës nuk ka kompetencë ligjore për të vlerësuar nëse janë plotësuar apo jo kushtet për lëshimin e lejes ndërtimore, pasi kjo është përgjegjësi e autoriteteve kompetente sipas legjislacionit në fuqi.

Në këtë fazë është ende herët të nxirren konstatime përfundimtare, pasi natyra dhe rrethanat e rastit kërkojnë hetime dhe ekspertiza të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit, si dhe përgjegjësitë lidhur me zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Nëse nga hetimet konstatohet se ka pasur shkelje të legjislacionit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Inspektorati Qendror i Punës do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore brenda kompetencave të tij dhe do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë.

Në funksion të parandalimit të rasteve të ngjashme në të ardhmen, Inspektorati Qendror i Punës konsideron se është e nevojshme të forcohet koordinimi institucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për lëshimin e lejeve ndërtimore dhe institucioneve mbikëqyrëse.

Aktualisht, Inspektorati Qendror i Punës nuk njoftohet në mënyrë sistematike nga komunat për lëshimin e lejeve ndërtimore apo fillimin e punimeve në kantieret e ndërtimit. Për pasojë, planifikimi i mbikëqyrjes inspektuese bazohet në monitorimin e vazhdueshëm të territorit, raportimet e qytetarëve dhe burime të tjera të informacionit, e jo në një mekanizëm ndërinstitucional të shkëmbimit të të dhënave.

Prandaj, Inspektorati Qendror i Punës, përkatësisht MPFVLÇ do të iniciojë diskutime me institucionet përkatëse për krijimin e një mekanizmi të rregullt të njoftimit dhe koordinimit, me qëllim të identifikimit sa më të hershëm të kantiereve të reja dhe fuqizimit të mbikëqyrjes parandaluese në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

 

 

Related

Previous Post

“Pas tragjedisë në Prishtinë, AAK: Siguria e punëtorëve duhet të jetë prioritet kombëtar”.

Next Post

“Heroizmi i Avdi Hotit: Polici që i shpëtoi jetën një vajze 9-vjeçare nderohet për veprën e tij”.

Next Post
“Heroizmi i Avdi Hotit: Polici që i shpëtoi jetën një vajze 9-vjeçare nderohet për veprën e tij”.

“Heroizmi i Avdi Hotit: Polici që i shpëtoi jetën një vajze 9-vjeçare nderohet për veprën e tij”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.