Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar të enjten një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit të tij, duke pretenduar se janë përfshirë në legalizime të jashtëligjshme të objekteve.
Asamblistja e VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Berita Abazi, ka thënë se kallëzimi është bazuar në një sinjalizim anonim që, sipas saj, është pranuar përmes emailit te një grup i asamblistëve një ditë më parë.
Sipas Abazit, sinjalizuesi ka dërguar mesazhe që pretendojnë për legalizime të jashtëligjshme dhe shuma të mëdha parash, ndërsa në komunikimet e paraqitura përmendet shefi i kabinetit të Përparim Ramës.
“Në këto mesazhe, personi në fjalë, përveç se përmend kompani ndërtimi dhe objekte ndërtimi, përmend edhe shuma parash dhe vetë pretendon se këto legalizime janë të jashtëligjshme”, deklaroi Abazi.
Ajo ka thënë se, duke pasur parasysh seriozitetin e pretendimeve, VV-ja ka vendosur ta dorëzojë zyrtarisht kallëzimin penal dhe t’i kërkojë Prokurorisë Speciale të nisë hetime të menjëhershme.
“Ky është një skandal i madh. Këto keqpërdorime, këto legalizime të jashtëligjshme, janë kriminalitet në nivel të lartë. Është detyrë e Prokurorisë të vërtetojë nëse këto pretendime të sinjalizuesit janë të vërteta”, u shpreh Abazi.
Abazi, po pretendon se kanë marrë informata nga një “sinjalizues” anonim për keqpërdorime në Komunën e Prishtinës.
“Jemi këtu në Prokurorinë Speciale për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj zyrtarëve të lartë të kabinetit të Përparim Ramës dhe vetë atij, për shkak të një sinjalizimi të cilin e kemi pranuar mbrëmë pasdite nga një sinjalizues anonim.
Një grup i asambleistëve të Prishtinës e kemi pranuar një mesazh-email sinjalizues, ku kemi parë mesazhe të shumta ku flitet për legalizime të paligjshme dhe shuma të mëdha parash. Në këto mesazhe, që bisedon me personin tjetër është shefi i kabinetit të kryetarit Rama. Në këto biseda, personi në fjalë, përpos që përmend kompani ndërtimi, përmend objekte ndërtimi, duke pretenduar edhe vetë se këto legalizime janë tërësisht të jashtëligjshme. Marrë parasysh këtë sinjalizim dhe rëndësinë e kësaj, jemi këtu që të dorëzojmë zyrtarisht kallëzimin penal në Prokurori dhe të kërkojmë hetim dhe veprim të menjëhershëm

