Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Hoti: Do t’i nënshtrohemi vullnetit të Kuvendit të jashtëzakonshëm, nuk është kundër askujt.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
30/07/2026
in Category
0
Hoti: Do t’i nënshtrohemi vullnetit të Kuvendit të jashtëzakonshëm, nuk është kundër askujt.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka shkruar në prag të mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK’së ku pritet të vendoset fati i Lumir Abdixhiku.

Hoti ka thënë se vullnetit të Kuvendit do t’i nënshtrohen të gjithë pa përjashtim dhe se nga ky Kuvend, LDK do të dalë më e bashkuar.

Deputeti Hoti ka shtur se Kuvendi “nuk është kundër askujt”.

Postimi i plotë:

Sot, Kuvendi i jashtëzakonshëm të LDK-së është praktikisht ‘demokracia në veprim’ brenda partisë. Thirrja e këtij Kuvendi është dëshmi se LDK-ja ka mekanizmat e saj statutorë dhe demokratikë për të reflektuar, për t’u konsoliduar dhe për t’u bërë më e fortë.

Nga ky Kuvend do të dalim më të fortë për ta kthyer LDK-në si forcën kryesore politike në Kosovë. Vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë Kosovës. Një LDK e dobët është në interes vetëm të kundërshtarëve politikë, që duan një skenë politike pa alternativë.

Kuvendi do të zhvillohet në frymë demokratike, të debatit të hapur e të respektit të secilit për secilin. Në këtë Kuvend fitues do të jetë LDK-ja. Sepse Kuvendi nuk është kundër askujt. Kuvendi është thirrur për të diskutuar dhe vendosur për të ardhmen e LDK-së.

Vullnetit të Kuvendit do t’i nënshtrohemi të gjithë, pa përjashtim. Nga Kuvendi do të dalim të bashkuar për të ardhmen e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës.

Zoti e bekoftë LDK-në dhe Republikën e Kosovës!

Related

Previous Post

Kurti në mbrojtje të Abdixhikut? Në ditën e votimit për shkarkimin e tij, LVV dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës.

Next Post

Dyshimet për varrezë masive në Zubin Potok, Lushtaku pas vizitës: Sipas informatave janë gjetur vetëm 3.

Next Post
Dyshimet për varrezë masive në Zubin Potok, Lushtaku pas vizitës: Sipas informatave janë gjetur vetëm 3.

Dyshimet për varrezë masive në Zubin Potok, Lushtaku pas vizitës: Sipas informatave janë gjetur vetëm 3.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.