Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Ymeri kundër zërave për koalicionin LDK–LVV: Nuk ka pasur as vendim, as komunikim zyrtar.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
30/07/2026
in Category
0
Ymeri kundër zërave për koalicionin LDK–LVV: Nuk ka pasur as vendim, as komunikim zyrtar.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zërat për një koalicion të mundshëm mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ymeri ka thënë se deri tani nuk ka pasur as vendim të Kryesisë së LDK-së dhe as komunikim me Grupin Parlamentar të kësaj partie për një çështje të tillë.

Ajo ka deklaruar se kjo tregon, sipas saj, se një marrëveshje e mundshme mes dy subjekteve nuk është afër, duke kritikuar atë që e ka quajtur “propagandë mediale” dhe pretendime nga disa përfaqësues të VV-së.

“Sa i përket koalicionit potencial me VV-në: nuk ka pas as vendim të Kryesisë për Grupin Parlamentar rreth koalicionit. Nuk ka pas as komunikim me Grupin Parlamentar për këtë çështje”, ka shkruar Ymeri.

Ajo ka shtuar se para çdo vendimi për koalicione duhet të kalohen disa hallka komunikimi dhe pajtimi brenda strukturave partiake.

“Edhe nëse keni pranuar oferta rreth qeverisë, rreth një pakoje gjoja të kryer koalicioni që mund t’u sjell pozita e pushtet, ta dimë që ka ende hallka komunikimi e pajtimi para çdo vendimi, e aq më shumë për koalicione”, ka deklaruar ajo.

Deputetja e zgjedhur e LDK-së ka theksuar se për këtë çështje rol do të kenë edhe deputetët e partisë, duke përmendur se disa prej tyre janë zgjedhur me qëndrimin për të mos hyrë në koalicion me partitë e tjera.

“Ky vendim varet edhe nga deputetët, disa nga të cilët me vendosmëri të plotë, elektorati i ka zgjedhur të jenë kundër koalicionit me çdo parti tjetër, me qëllim që të forcohet LDK-ja”, ka shkruar ajo.

Në fund të reagimit, Ymeri ka sqaruar se nuk është delegate dhe se nuk ka kërkuar nënshkrime apo vota pro ose kundër, duke thënë se qëllimi i saj ishte vetëm informimi i strukturave të partisë.

“E drejta e zgjedhjes ju takon juve, në liri të plotë”, ka përfunduar ajo.

 

Related

Previous Post

Rrahmani kundër koalicionit me LVV-në: Do të ishte pranim i keqqeverisjes

Next Post

Shkelje të rënda të kushteve të punës: IQP mbyll dy punishte, një rast në Ferizaj procedohet në Polici.

Next Post
Shkelje të rënda të kushteve të punës: IQP mbyll dy punishte, një rast në Ferizaj procedohet në Polici.

Shkelje të rënda të kushteve të punës: IQP mbyll dy punishte, një rast në Ferizaj procedohet në Polici.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.