Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Shkelje të rënda të kushteve të punës: IQP mbyll dy punishte, një rast në Ferizaj procedohet në Polici.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
30/07/2026
in Category
0
Shkelje të rënda të kushteve të punës: IQP mbyll dy punishte, një rast në Ferizaj procedohet në Polici.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar për disa kontrolle të realizaura sot në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit të punës dhe të sigurisë e shëndetit në punë.

Pas disa raportimeve, IQP ka kryer inspektime në Podujevë dhe Shtime, ku kanë gjetur shkelje të rënda të kushteve të punës të cilat paraqesin rrezik serioz për shëndetin e punëtorëve.

Për shkak të mungesës së masave të nevojshme të sigurisë, Inspektorati njofton se ka ndaluar menjëherë punimet në dy kantiere ndërtimi, në Podujevë dhe Shtime, deri në eliminimin e plotë të parregullsive të evidentuara.

Derisa për një rast në Ferizaj, IQP ka bërë të ditur se ka proceduar me hapjen e rastit në Polici, pasi punëdhënësi ka dëmtuar shiritin ndalues dhe ka vazhduar punime tnë kundërshtim me vendimin.

“Në rastin në Komunën e Ferizajt, është hapur rast në Policinë e Kosovës, për dëmtimin e shiritit ndalues, pasi punëdhënësi, edhe përkundër vendimit në fuqi për ndalimin e punimeve, ka vazhduar punën në kundërshtim me urdhrin e inspektorit”, njofton IQP.

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me rigorozitet dispozitat ligjore dhe të sigurojnë kushte të sigurta pune, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet i panegociueshëm.

 

Related

Previous Post

Ymeri kundër zërave për koalicionin LDK–LVV: Nuk ka pasur as vendim, as komunikim zyrtar.

Next Post

Rrënimet te Ujmani, Gjuriq u kërkon reagim ndërkombëtarëve: Po shpërfillet edhe ligji i Kosovës.

Next Post
Rrënimet te Ujmani, Gjuriq u kërkon reagim ndërkombëtarëve: Po shpërfillet edhe ligji i Kosovës.

Rrënimet te Ujmani, Gjuriq u kërkon reagim ndërkombëtarëve: Po shpërfillet edhe ligji i Kosovës.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.