Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Rama: Makineria propaganduese e VV-së në aksion ndaj meje, në ditën e Kuvendit të LDK-së.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
30/07/2026
in Category
0
Rama: Makineria propaganduese e VV-së në aksion ndaj meje, në ditën e Kuvendit të LDK-së.
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka aktivizuar, siç e quajti ai, “makinerinë propaganduese” kundër tij pikërisht në ditën kur Lidhja Demokratike e Kosovës mban Kuvendin e jashtëzakonshëm.

“Krejt makineria propaganduese e Vetëvendosjes qenka çu n’aksion kundër meje, sot në ditën e Kuvendit të LDK-së! Interesant!”, ka shkruar Rama në Facebook.

Reagimi i tij erdhi pasi Vetëvendosje dorëzoi në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal ndaj Ramës dhe disa zyrtarëve të kabinetit të tij, duke pretenduar se janë përfshirë në legalizime të jashtëligjshme të objekteve.

Sipas VV-së, kallëzimi bazohet në një sinjalizim anonim të pranuar përmes postës elektronike nga një grup asamblistësh disa ditë më parë.

Ndërkohë, LDK-ja po zhvillon Kuvendin e jashtëzakonshëm të thirrur pas kërkesës së një pjese të delegatëve, të cilët kanë iniciuar procedurën për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Përparim Rama, i cili ka fituar dy mandate si kryetar i Prishtinës nën siglën e LDK-së, është përmendur në javët e fundit nga figura të ndryshme politike si një prej emrave që mund të synojë drejtimin e partisë në rast të ndryshimeve në lidership.

Related

Previous Post

Aktakuzë ndaj gjashtë personave: Prokuroria thotë se planifikuan vrasjen e një personi dhe sulme me armë ndaj bizneseve të tij.

Next Post

Dy të kërkuar ekstradohen në Kosovë, njëri nga Zvicra e tjetri nga Shqipëria.

Next Post
Dy të kërkuar ekstradohen në Kosovë, njëri nga Zvicra e tjetri nga Shqipëria.

Dy të kërkuar ekstradohen në Kosovë, njëri nga Zvicra e tjetri nga Shqipëria.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.