E premtja në Kosovo pritet të karakterizohet me stabilitet të plotë atmosferik, mot kryesisht me diell dhe kushte tipike verore në të gjithë vendin.
Gjatë gjithë ditës nuk priten reshje atmosferike, ndërsa moti do të jetë i nxehtë, me shumë orë me diell dhe vapë të ndjeshme, veçanërisht gjatë mesditës dhe pasdites.
Temperaturat do të lëvizin nga 15°C në orët e mëngjesit deri në 35°C gjatë ditës, duke e bërë të premten një nga ditët më të nxehta të javës.

