KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Prizrenit, për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit dhe punimeve të realizuara nga KOSTT.
Ndërprerje nga ora 09:00 deri në 15:00
Nga NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërpritet:
- Dalja 10 kV J15 Rahoveci.
Pa energji elektrike do të mbesin:
- Euro Graniti,
- Atmaxha I,
- Atmaxha II,
- Tupeci I,
- Tupeci II,
- Tupeci III,
- Landovica,
- Tulltorja I,
- Tulltorja II.
Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave të dëmtuara të tensionit të mesëm, në kuadër të punimeve për sigurinë e sistemit.
Ndërprerje nga ora 05:00 deri në 08:00
Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërpritet:
- TR3 110/10 kV – ana 10 kV, duke lënë pa tension të gjitha daljet 10 kV.
Ndërprerja do të prekë:
- Dhjetëra rrugë në qytetin e Prizrenit, përfshirë pjesë të lagjeve Jeta e Re, Arban, Atmagjë dhe zona të tjera urbane.
- Fshatrat Krajk, Landovicë, Tupec, Atmagjë, Gjonaj, Karashëngjegj, Kojushë, Mazrek, Nashec dhe Zym i Hasit.
- Një numër biznesesh dhe objektesh industriale, përfshirë:
- NEWCO AROMATIK LLC,
- EURO FOOD Sh.P.K.,
- ABI Sh.P.K.,
- VALI N.P.T.,
- ABI & ELIF,
- G-5,
- si dhe baza e KFOR-it turk.
Arsyeja: Intervenim në ndërprerësin 10 kV të transformatorit TR3, në kuadër të punimeve të planifikuara nga KOSTT.
KEDS u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të zonave të prekura që të marrin masat e nevojshme dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre gjatë intervaleve të ndërprerjes së energjisë elektrike.

