Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Grabitje me thikë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
05/08/2026
in Category
0
Grabitje me thikë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka nisur hetimet ndaj një personi për veprën ‘’grabitje’’, ndaj të cilit, në gjykatën themelore në këtë qytet, ka paraqitur edhe kërkesën për paraburgim prej 30 ditësh.

Në njoftimin e saj, PTH, bën të ditur se, i dyshuari S.M me thikë ka kërcënuar një person dhe i ka grabitur atij një shumë parash, përcjell Gazeta Express.

Komunikata:

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje

Gjakovë, 5 gusht 2026 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet S.M. ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.M. më datë 02.08.2026 rreth orës 01:30 minuta pas mesnate në Gjakovë, saktësisht tek hyrja e banesës së dyqanit “V…”, me përdorimin e forcës dhe mjetit të rrezikshëm-thikë për të sulmuar jetën dhe trupin e personit tjetër, me qëllim që vetes ti sjellë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të dëmtuarit A.M. në atë mënyrë që ditën kritike, derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në ndërtesën ku gjendet banesa e tij, i pandehuri i afrohet dhe fillimisht i drejtohet me fjalët: “hajde këtu e qiti krejt paret qe i ki” dhe pasi i dëmtuari i përgjigjet: “për çka me ti qit’’ i pandehuri e nxjerr nga xhepi një thikë të cilën ja afron tek barku i të dëmtuarit dhe e kanos “qiti paret” ku nga frika e kanosjes, i dëmtuari fillimisht i’a dorëzon 20 euro, më pas i pandehuri ka vazhduar ta kanosë duke i thënë: “qiti krejt paret çka i ki” me ç’rast i dëmtuari i ka dorëzuar edhe 30 euro të tjera, i dëmtuari tenton të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa i pandehuri e pengon duke e kapur për qafe, i dëmtuari është liruar duke e shtyrë të pandehurin dhe largohet me vrap, i pandehuri e ndjek dhe në ato momente arrin dëshmitarja E.R. ndërhyn dhe e ndalon të pandehurin, i cili më pas i është drejtuar të dëmtuarit me fjalët kanosëse: “ti ke me e pagu shtrejt këtë, ja ti, ja unë, gjallë nuk ki me kon” dhe më pas i dëmtuari arrin të largohet nga vendi i ngjarjes dhe rastin e raporton në polici ndërsa i pandehuri largohet në drejtim të panjohur dhe gjendej në arrati, i cili pas punës operative nga zyrtarët policor është arrestuar.

Me këto veprime i pandehuri S.M. ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së.I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data 3 gusht 2026 ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh për veprën penale të lartcekura.

 

Related

Previous Post

Arrestohet një person, dyshohet se kanosi kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Next Post

Tentim vrasje në Lipjan – arrestohet një i dyshuar, sekuestrohen pistoletë dhe 48 fishekë.

Next Post
Tentim vrasje në Lipjan – arrestohet një i dyshuar, sekuestrohen pistoletë dhe 48 fishekë.

Tentim vrasje në Lipjan – arrestohet një i dyshuar, sekuestrohen pistoletë dhe 48 fishekë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.