Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Arrestohet një person, dyshohet se kanosi kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
05/08/2026
in Category
0
Arrestohet një person, dyshohet se kanosi kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raportohet se një person i dyshuar për kanosjen e Kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas më shumë se një viti e gjysmë nga raportimi i rastit.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Haziz Bytyqin, rreth 31-vjeçar.

Ai është arrestuar mbrëmjen e 4 gushtit, rreth orës 21:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Dyshimet lidhen me një rast të ndodhur më 9 shkurt 2025, kur Haziz Bytyqi dyshohet se, përmes rrjetit social Facebook, kishte kanosur Kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në procedurë policore, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndaj tij po zhvillohen procedurat për veprën penale “Kanosje”, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

Related

Previous Post

Dushi: Kurti dhe VV-ja nuk e duan stabilitetin, por krizën.

Next Post

Grabitje me thikë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin.

Next Post
Grabitje me thikë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin.

Grabitje me thikë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.