Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

MINTI nis kontrolle intensive ndaj qumështit dhe produkteve të qumështit nga sot

Qendra Info by Qendra Info
06/08/2026
in Lajme
0
MINTI nis kontrolle intensive ndaj qumështit dhe produkteve të qumështit nga sot
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se, duke filluar nga 6 gushti 2026, do të nisë kontrolle intensive në të gjithë zinxhirin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të qumështit, me fokus verifikimin e përbërjes dhe etiketimit të tyre.

Sipas ministrisë, vendimi vjen pas gjetjeve të përcjella nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të cilat kanë evidentuar raste të përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës pa u deklaruar në etiketë, ose në sasi që nuk përputhen me ato të deklaruara.

Kontrollet do të kryhen nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) në bashkëpunim me AUV-në dhe do të përfshijnë prodhuesit, importuesit, distributorët, depot, tregtinë me shumicë dhe pikat e shitjes me pakicë.

Çfarë do të kontrollohet?

Inspektorët do të verifikojnë:

  • përputhshmërinë e përmbajtjes reale të produktit me etiketën;
  • deklarimin e qumështit pluhur, vajit të palmës dhe përbërësve të tjerë;
  • saktësinë e emërtimit dhe prezantimit të produkteve;
  • dokumentacionin e lëndëve të para dhe gjurmueshmërinë e produkteve;
  • produktet që mbahen ose ofrohen për shitje në treg.

Masa ndaj shkelësve

MINTI bën të ditur se produktet për të cilat analizat zyrtare vërtetojnë se etiketa nuk pasqyron përmbajtjen reale do të tërhiqen nga tregu, ndërsa operatorët ekonomikë përgjegjës do të përballen me masa administrative dhe ndëshkuese, përfshirë gjoba dhe sanksione të tjera të parashikuara me legjislacionin në fuqi.

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të sigurojnë se produktet që prodhojnë, importojnë, shpërndajnë apo shesin kanë përbërje, emërtim dhe etiketim të saktë, të qartë dhe të verifikueshëm.

Sipas MINTI-t, çdo deklarim i pasaktë ose mashtrues i përbërjes së produkteve cenon të drejtën e konsumatorëve për informim dhe do të trajtohet në përputhje me ligjin.

Ministria thekson se, në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorit, garantimin e konkurrencës së drejtë në treg dhe ruajtjen e shëndetit publik në Kosovë.

Related

Previous Post

KEDS njofton ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike për sot – këto janë zonat që do të mbesin pa rrymë

Next Post

Trump mohon mungesën e raketave amerikane, ndërsa Irani dhe Omani pranë marrëveshjes për Ngushticën e Hormuzit

Next Post
Pentagoni: Operacionet kundër Iranit po ecin sipas planit, Senati refuzon kufizimin e kompetencave të Trump

Trump mohon mungesën e raketave amerikane, ndërsa Irani dhe Omani pranë marrëveshjes për Ngushticën e Hormuzit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.