Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Berat Gjimshiti drejt Arabisë Saudite, kapiteni i Shqipërisë pritet të firmosë me Al Diriah

Mbrojtësi shqiptar ka arritur marrëveshjen personale me klubin saudit, ndërsa Atalanta do të përfitojë rreth 3 milionë euro nga transferimi. Ka mbetur vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

Qendra Info by Qendra Info
07/08/2026
in Sport
0
Berat Gjimshiti drejt Arabisë Saudite, kapiteni i Shqipërisë pritet të firmosë me Al Diriah
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, është shumë pranë një aventure të re në karrierë. Mbrojtësi pritet të prezantohet si lojtari më i ri i klubit saudit Al Diriyah Club, pasi marrëveshja mes palëve është arritur dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi i transferimit.

Klubi italian Atalanta BC ka rënë dakord për shitjen e kartonit të Gjimshitit dhe pritet të përfitojë rreth 3 milionë euro nga operacioni.

Sipas raportimeve, Gjimshiti ka firmosur një marrëveshje paraprake për një kontratë dyvjeçare, ndërsa një nga faktorët kryesorë që ndikoi në vendimin e tij ishte oferta financiare nga Arabia Saudite, e cila parashikon një pagë të konsiderueshme për kapitenin kuqezi.

Ishte vetë mbrojtësi shqiptar ai që kërkoi largimin nga Atalanta, pasi kontrata e tij me klubin italian skadonte në fund të sezonit të ardhshëm.

Gjimshiti u bashkua me Atalantën në vitin 2016 dhe, pas disa periudhave huazimi, u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Bergamos. Në total, ai ka zhvilluar 334 ndeshje me fanellën e Atalantës, duke qenë pjesë e një prej periudhave më të suksesshme në historinë e klubit.

Transferimi në Arabinë Saudite shënon një kapitull të ri për 33-vjeçarin, i cili prej vitesh ka qenë një nga figurat kryesore të Kombëtares shqiptare dhe një lider në repartin defensiv.

Related

Previous Post

Nënshkruhet aleanca Turqi–Arabi Saudite–Pakistan, tre shtetet zotohen për mbrojtje të përbashkët

Next Post

Publikohen pamjet e arrestimit të të dyshuarit për krime lufte, J.R.

Next Post
Publikohen pamjet e arrestimit të të dyshuarit për krime lufte, J.R.

Publikohen pamjet e arrestimit të të dyshuarit për krime lufte, J.R.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.