Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Apeli lë në fuqi dënimin me 4 mijë euro gjobë dhe 4 vjet ndalim të funksioneve publike për ish-zyrtarin e Gjakovës.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
12/08/2026
in Category
0
Apeli lë në fuqi dënimin me 4 mijë euro gjobë dhe 4 vjet ndalim të funksioneve publike për ish-zyrtarin e Gjakovës.
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, e cila kishte dënuar të akuzuarin Bajram Kokalla me 180 ditë burgim, dënim i cili më pas, me kërkesë të mbrojtjes, ishte zëvendësuar me dënim me gjobë prej katër mijë eurosh, si dhe me dënim plotësues – ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbim publik, për një afat prej katër vitesh.

Gjykata Themelore në Gjakovë e kishte shpallur aktgjykimin më 19 shkurt 2025, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ankesë kishte parashtruar mbrojtësi i të pandehurit Bajram Kokalla, avokati Meshari Selimaj, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar ose jo të plotë të gjendjes faktike, shkeljes së ligjit penal dhe vendimit mbi dënimin, me propozimin që aktgjykimi të anulohet dhe i akuzuari të lirohet ose çështja të kthehet në rigjykim.

Ndërsa, Prokuroria e Apelit, me parashtresë, kishte propozuar që të refuzohej si e pabazuar ankesa e të akuzuarit, ndërsa aktgjykimi i ankimuar të vërtetohej.

Gjetjet e Apelit

Sipas vendimit të Apelit, aktgjykimi nuk përmban shkelje të dispozitave të procedurës penale. I njëjti, sipas Apelit, është konkret, i qartë dhe arsyetimi përmban në mënyrë të drejtë përshkrimin e gjendjes faktike.

Po ashtu, sa i përket pretendimeve për vërtetim të gabuar ose jo të plotë të gjendjes faktike, Apeli konstaton se gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë dhe se asnjë fakt nuk ka mbetur në mëdyshje.

Shkalla e dytë shtoi se, për shkak të vërtetimit të plotë të gjendjes faktike, është vërtetuar se ekzistojnë të gjitha tiparet objektive dhe subjektive të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kurse, sa u përket deklaratave dhe dëshmive të dëshmitarëve A.U. dhe F.Z., Apeli sqaron se të njëjtat janë vlerësuar drejt nga Themelorja dhe janë në përputhje të plotë me provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor.

“Kolegji gjen se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë gjendjen faktike dhe përkitazi me këtë ka dhënë arsye të qarta dhe konkrete në aktgjykimin e ankimuar, duke gjetur me të drejtë se me provat e administruara është vërtetuar në tërësi se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, andaj edhe kolegji penal i kësaj gjykate pajtohet me përfundimin e gjykatës së shkallës së parë, duke nxjerrë aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit”, thuhet në vendimin e Apelit.

Gjithashtu, sa i përket lartësisë së dënimit, Apeli ka konstatuar se Themelorja ka vendosur drejt, duke i konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat të cilat ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit.

Pra, Kolegji Penal i Gjykatës së Apelit konsideroi se dënimi i shqiptuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë është i mjaftueshëm për të arritur qëllimin e dënimit.

Anëtarët e kolegjit penal të cilët morën vendim për këtë çështje janë Xhevdet Abazi, kryetar i Kolegjit, si dhe Skender Çoçaj dhe Mentor Hajraj, anëtarë të Kolegjit.

 

Related

Previous Post

IQMT heq nga tregu shtatë produkte të qumështit të ndaluara nga AUV.

Next Post

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Bibaj, vjedhin stoli ari dhe pistoletë me leje

Next Post
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Bibaj, vjedhin stoli ari dhe pistoletë me leje

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Bibaj, vjedhin stoli ari dhe pistoletë me leje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.