Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Gruda: “S’mund të interpretohet një interpretim i Kushtetueses”, pushteti e do këtë absurditet.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/08/2026
in Category
0
Gruda: “S’mund të interpretohet një interpretim i Kushtetueses”, pushteti e do këtë absurditet.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, mbajti një konferencë për media në hollin e Kuvendit, ku u pyet nëse PDK-ja do ta çojë në Gjykatën e Kushtetuese shkeljen e aktgjykimit të kësaj gjykate lidhur me moskonstituimin e Kuvendit.

Gruda tha se kjo do të ishte të kërkohet “interpretim mbi interpretimin”.

“Në Gjykatë Kushtetuese dërgohen për interpretim normat, përkatësisht nenet e Kushtetutës së Kosovës. Në Gjykatë Kushtetuese, në asnjë vend normal nuk dërgohet për interpretim vendimi i Gjykatës Kushtetuese, se do të ishte të kërkosh interpretim mbi interpretimin”, tha ai.

Gruda tha se kjo do të ishte “absurde”.

“Gjykata Kushtetuese ka dhënë një interpretim, dhe ka thënë se brenda 30 ditëve jo vetëm duhet të fillohet, por duhet të kryhet konstituimi. Do të ishte absurde të dërgohet interepretimi për interpretim. Sepse pushteti do që ta krijojë këtë absurditet, me thënë ‘çojeni për interpretim edhe një herë interpretimin’. Më falni, por është qesharake”, tha ai.

Sipas Grudës, “rendi kushtetues i Kosovës tashmë është përmbysur”.

“Rendi kushtetues i një vendi përmbyset ditën kur mekanizmat kushtetues të paraparë për ta mbrojtur sistemin, nuk respektohen. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese. Nuk respektohet vendimi i saj, prandaj neve na duhet rezistencë tjetër, politike, qytetare”, tha ai.

Me kërkesë të kryeministrit në detyrë, kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, seanca konstituive e Kuvendit që nisi më 6 korrik është ndërprerë dy herë radhazi. Ai nuk e ka propozuar kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi e konsideron të padobishme që të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, të premtën e javës së kaluar në mesnatë ka përfunduar afati për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja, e caktoi për të shtunën vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre nga ai në po të njëjtën mënyrë si ditën kur ajo nisi.

Tani, LVV-ja thotë se nuk do të ketë vazhdim të seancës konstituive pa një marrëveshje paraprake për Presidentin, për zgjedhjen e të cilit është përcaktuar një afat kushtetues 60 ditor, i cili fillon të rrjedhë vetëm pasi të konstituohet Kuvendi.

 

Rrezikoi jetën e njerëzve duke mos vendosur shenjat në rrugë, Arif Fetahajt i mbetet dënimi me burgim me kusht

Related

Previous Post

“Kuvendi është marrë peng”, Deliu akuzon LVV-në: Komunikata e djeshme ishte skandaloze.

Next Post

“Skandaloze, po nënshtrohet administrata” – PDK kundërshton deklaratën e Kuvendit, paralajmëron ankesë

Next Post
“Skandaloze, po nënshtrohet administrata” – PDK kundërshton deklaratën e Kuvendit, paralajmëron ankesë

“Skandaloze, po nënshtrohet administrata” – PDK kundërshton deklaratën e Kuvendit, paralajmëron ankesë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.