Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Skandaloze, po nënshtrohet administrata” – PDK kundërshton deklaratën e Kuvendit, paralajmëron ankesë

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/08/2026
in Category
0
“Skandaloze, po nënshtrohet administrata” – PDK kundërshton deklaratën e Kuvendit, paralajmëron ankesë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në komunikatën e lëshuar nga Kuvendi i Kosovës ku njoftohet për vizitën në Kuvend nga bashkatdhetarët për tri ditë rresht, në një rresht fajësohen deputetët e PDK’së dhe AAK’së se prania e tyre në sallën plenare pa pasë seancë çoi në ndërprerjen e vizitës.

“Në ditën e tretë vizita e sallës plenare u ndërpre për disa minuta, pasi deputetë të PDK-së dhe të AAK-së kishin zënë sallën plenare në një kohë kur nuk ishte thirrur asnjë seancë”, thuhet në komunikatën e Kuvendit.

Për këtë kanë reaguar deputetët e PDK’së, të cilët e cilësuan si “skandaloze” dhe thanë se këtë çështje do ta adresojnë te sekretariati i Kuvendit.

“Fatkeqësisht, Kuvendi është marrë peng prej një partie politike e cila provon përmes diktatit ta nënshtrojë edhe administratën e Kuvendit”, tha deputetja Blera Deliu-Kodra.

“Kuvendi i Republikës nuk është i një partie politike. Nuk mundet që një parti politike ta shantazhojë administratën e Kuvendit”, tha ajo.

Deputeti tjetër i PDK-së, Artan Behrami, tha se para zyrës së mediave të Kuvendit të gjitha grupet parlamentare duhet të jenë të njëjtë.

Komunikata e plotë e Kuvendit:

Rreth një mijë bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës

Për tri ditë me radhë, rreth një mijë bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës, në kuadër të aktivitetit të përvitshëm “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Edhe sot, bashkatdhetarët u pritën nga Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, U.D. Presidente, Albulena Haxhiu, në ambientet e punës së Kuvendit. Gjatë qëndrimit, ata u pritën gjithashtu nga deputetë dhe zyrtarë të administratës së Kuvendit, të cilët i shoqëruan përgjatë vizitës dhe i informuan më nga afër për punën, funksionimin, përgjegjësitë dhe rolin e Kuvendit si institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës i Republikës së Kosovës.

Po ashtu, bashkatdhetarët patën mundësi të njihen drejtpërdrejt me hapësirat e Kuvendit, përfshirë sallën plenare, si dhe me historikun, veprimtarinë dhe rëndësinë e këtij institucioni në jetën demokratike të vendit. Në ditën e tretë vizita e sallës plenare u ndërpre për disa minuta, pasi deputetë të PDK-së dhe të AAK-së kishin zënë sallën plenare në një kohë kur nuk ishte thirrur asnjë seancë.

Këto tri ditë me bashkatdhetarë në Kuvend krijuan hapësirë për bashkëbisedim të drejtpërdrejtë dhe shkëmbim mendimesh me përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve.

Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili u përmbyll sot, përçon një mesazh të rëndësishëm për lidhjen e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe mërgatës së saj.

 

 

Related

Previous Post

Gruda: “S’mund të interpretohet një interpretim i Kushtetueses”, pushteti e do këtë absurditet.

Next Post

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, Policia ndalon shtetasin e Serbisë në Kamenicë.

Next Post
Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, Policia ndalon shtetasin e Serbisë në Kamenicë.

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, Policia ndalon shtetasin e Serbisë në Kamenicë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.