Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Osmani: Oferta e VV-së për LDK-në nuk ishte e drejtë, synohej nënshtrimi i saj

Qendra Info by Qendra Info
15/08/2026
in Lajme
0
Osmani mohon nismën: S’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e Abdixhikut
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për Lidhjen Demokratike të Kosovës në kuadër të negociatave për formimin e institucioneve të reja, duke thënë se ajo nuk përfaqësonte një partneritet të barabartë politik.

Osmani, në një intervistë për Kanal 10, ka deklaruar se oferta e VV-së ishte jo vetëm e pamjaftueshme, por edhe jo parimore dhe jo e drejtë ndaj LDK-së.

“Oferta e VV-së jo vetëm që nuk është serioze, nuk është as parimore, nuk është as e drejtë. E vlerëson LDK-në më pak, qoftë në terma matematikorë, apo edhe në terma politikë”, ka deklaruar Osmani.

Sipas saj, mënyra se si ishte hartuar oferta e bënte LDK-në të ndihej e trajtuar me më pak peshë sesa partitë e komuniteteve joshumicë.

Osmani: Nuk u ofrua posti i Kryetarit të Kuvendit në kuadër të bashkëqeverisjes

Osmani ka sqaruar edhe çështjen e pozitës së Kryetarit të Kuvendit, për të cilën, sipas saj, në publik është krijuar një pasqyrë e pasaktë.

Ajo ka thënë se LDK-së i janë ofruar tri ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit, ndërsa Kryetari i Kuvendit nuk ka qenë pjesë e ofertës për bashkëqeverisje.

“Pra, janë ofruar tri ministri… E di që thuhet në publik është ofruar edhe Kryeparlamentari, kjo nuk është e vërtetë. Kryeparlamentari do të ofrohej vetëm nëse nuk do të ishim fare në bashkëqeverisje. Pra, ka qenë ose ajo, ose kjo”, ka deklaruar ajo.

“Pa mirëbesim nuk mund të ketë marrëveshje”

Sipas Osmanit, problemi kryesor nuk qëndron vetëm te numri i pozitave, por te mungesa e besimit ndërmjet dy subjekteve politike.

“Kur nuk ka mirëbesim, nuk ke çka flet më për numra, sepse për ne ajo ka qenë bazamenti i një marrëveshje me VV-në”, është shprehur ajo.

Ish-presidentja ka pretenduar se mënyra e negociimit nga ana e VV-së nuk tregonte gatishmëri për një partneritet të sinqertë dhe të barabartë.

Osmani: Qëllimi ishte nënshtërimi i LDK-së

Duke komentuar ofertën e Vetëvendosjes, Osmani ka shkuar edhe më tej, duke pretenduar se qëllimi nuk ishte krijimi i një bashkëqeverisjeje të qëndrueshme.

Sipas saj, nëse LDK-ja do të përfaqësohej vetëm me tri ministri dhe nuk do të drejtonte asnjërin prej institucioneve kryesore shtetërore, kjo do të dëshmonte mungesën e vullnetit për një partneritet real.

“Kjo tregon që VV-ja s’ka pasur qëllim që të bashkëqeverisë me LDK-në, që t’i japë stabilitet vendit, por ka pasur për qëllim që të nënshtrojë LDK-në, të poshtërojë LDK-në dhe jo ta shohë atë si partner”, ka deklaruar Osmani.

LDK-ja kërkon figurë konsensuale për president

Deklaratat e Osmanit vijnë në një moment kur negociatat ndërmjet VV-së dhe LDK-së për formimin e institucioneve kanë përfunduar pa marrëveshje.

LDK-ja ka bërë thirrje për një kandidaturë konsensuale për president, ndërsa kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka mirëpritur këtë ide dhe ka kërkuar që në diskutime të përfshihen edhe PDK-ja dhe AAK-ja.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një takim të përbashkët, me synim tejkalimin e ngërçit politik dhe funksionalizimin e institucioneve.

Takimi pritet të jetë një test i rëndësishëm nëse partitë mund të gjejnë një formulë kompromisi për presidentin dhe institucionet e reja, apo nëse vendi do të vazhdojë të mbetet në ngërç politik.

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë

Next Post

Analizë: A mund të pretendojë Moska se ende është një superfuqi ushtarake?

Next Post
Ushtria ruse humbet ritmin në Ukrainë: Ftohti ekstrem dhe ndërprerja e Starlink ngadalësojnë ofensivën

Analizë: A mund të pretendojë Moska se ende është një superfuqi ushtarake?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.