Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Skandal në Pejë: Pasagjerët nxjerrin trupin jashtë dritares së veturës, gjobitet vozitësi

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
18/08/2026
in Category
0
Skandal në Pejë: Pasagjerët nxjerrin trupin jashtë dritares së veturës, gjobitet vozitësi
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj një vozitësi, pas dy rasteve të kundërvajtjeve të evidentuara dhe të publikuara në media e rrjete sociale.

Rasti i parë ka ndodhur më 12 gusht 2026, kur vozitësi kishte lejuar që pasagjerët në ulësen e pasme të nxirrnin pjesë të trupit jashtë dritares së automjetit. Pamjet e kësaj ngjarjeje u publikuan në disa portale, pas së cilës Policia e Kosovës e ftoi vozitësin për intervistim.

Ndaj tij u shqiptua gjobë prej 100 eurosh për kundërvajtjen e kryer.

Ndërkohë, më 16 gusht 2026, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, Policia identifikoi një tjetër shkelje.

Në pamje shihet vozitësi duke kryer në mënyrë të vrullshme një kthim gjysmërrethor, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

“Me datёn 12.08.2026, kundёrvajtёsi ka lejuar qё pasagjerёt nё ulёsen e prapme tё dalin me njё pjesё tё trupit jashtё nga dritarja e veturёs, kjo ngjarjё ёshtё publikuar nё disa portale, dhe Policia menjёhere e ka ftuar vozitёsin dhe ndaj tij ёshtё shqiptuar tiketa prej:100 euro. Me datёn 16.08.2026, Pas publikimit tё videos nё rrjetet sociale, ku shihet kundёrvajtёsi duke bёrё nё menyrё tё vrullshme kthimin gjysёmrrethor me kёtё gjest ka rrezikuar pjesёmarrёsit tjerё nё trafik, Policia e ka ftuar dhe ndaj tij ёshtё shqiptuar tiketa prej: 150 euro”, thuhet në njoftim.

 

Related

Previous Post

Shtëpia e mërgimtarëve bëhet cak i hajnit, kapet në flagrancë në Prishtinë.

Next Post

Haxhiu paralajmëron: Kurti do të takohet shumë shpejt me LDK-në.

Next Post
Haxhiu paralajmëron: Kurti do të takohet shumë shpejt me LDK-në.

Haxhiu paralajmëron: Kurti do të takohet shumë shpejt me LDK-në.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.