Një person është arrestuar në Prishtinë pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi.
Policia bën të ditur përmes raportit se rasti ka ndodhur më 17 gusht, rreth orës 14:55, ndërsa shtëpia i përket pronarëve që jetojnë jashtë vendit.
I dyshuari është intervistuar nga Policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 17.08.2026 – 14:55. Është arrestuar i dyshuari m/k për arsye se i njëjti ishte kapur në flagrancë duke vjedhur nga një shtëpi pronarët e së cilës jetojnë jashtë shtetit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

