Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Komunat paralajmërojnë protestë më 1 shtator para Qeverisë: “Ta ndalim ndërhyrjen në nivelin lokal”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
18/08/2026
in Category
0
Komunat paralajmërojnë protestë më 1 shtator para Qeverisë: “Ta ndalim ndërhyrjen në nivelin lokal”.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se komunat do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës më 1 shtator.

Në njoftimin e AKK-së është bërë me dije se kjo është vendosur sot.

“Sot, në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës, u vendos që më 1 shtator 2026, në orën 11:00, të organizohet protestë në Sheshin “Skënderbeu”, përballë ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës”,thuhet në njoftim.

Po ashtu u tha se kryetarët e Komunave u dakorduan që përmes kësaj proteste të kërkojnë mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, kompensimin e obligimeve që burojnë nga kontratat kolektive, zbatimin e normës së përvojës së punës prej 0.5% nga buxheti i nivelit qëndror, kompensimin e dëmeve nga vërshimet, financim të drejtë për komunat dhe ndalimin e ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale.

Sipas njoftimit protesta do të jetë paqësore, institucionale dhe jopartiake, në mbrojtje të interesave të Komunave dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Më 1 shtator, Komunat e Kosovës e ngrenë zërin së bashku”.

 

 

Thatësira mund ta shtrenjtojë ujin e pijshëm në Zvicër

Related

Previous Post

Deliu ironizon takimin e Haxhiut: “Takohen, koordinohen e fotografohen mes vete”.

Next Post

Dhuna ndaj nënës, dënohet me burgim: E goditi me shuplaka e shkelma në Gjakovë

Next Post
Dhuna ndaj nënës, dënohet me burgim: E goditi me shuplaka e shkelma në Gjakovë

Dhuna ndaj nënës, dënohet me burgim: E goditi me shuplaka e shkelma në Gjakovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.