Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona

Qendra Info by Qendra Info
19/08/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
33
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KEDS ka njoftuar se të mërkurën, më 19 gusht 2026, do të zhvillohen punime të planifikuara në rrjetin energjetik, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në disa lokalitete të Kosovës.

Sipas njoftimit, punimet lidhen kryesisht me mirëmbajtje preventive, pastrimin e trasesë, eliminimin e defekteve, përforcimin e rrjetit dhe projekte investive.

Prishtinë

Në rajonin e Prishtinës do të ketë ndërprerje në disa zona.

  • Fushë Kosova: TS F.K. Proni, në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, nga 09:00 deri në 14:00, për shkak të demontimit të shtyllave 0.4 kV.
  • Podujevë: Bajqinë, Pollat dhe një numër fshatrash përreth do të mbesin pa energji nga 10:00 deri në 15:30, për shkak të pastrimit të trasesë.
  • Koliq, Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë: ndërprerja do të zgjasë nga 10:00 deri në 15:30, për mirëmbajtje preventive dhe eliminim të gjetjeve nga inspektimi me dron.
  • Dardania: një pjesë e rrugës “Shefqet Shkupi”, qendra tregtare Dardha dhe objektet përreth do të preken nga ndërprerja nga 09:00 deri në 18:00, për konvertimin e daljes në nivelin 20 kV.
  • Rruga Aragonit/Lidhja e Pejës: konsumatorët e dy TS-ve do të kenë ndërprerje nga 09:00 deri në 18:00, për të njëjtën arsye.
  • Kodrina: zona BL R9, BL R7 dhe Tregtia do të preken nga 08:30 deri në 15:30, për realizimin e lidhjeve të reja.
  • Poklek i Ri: një pjesë e fshatit, përfshirë zonën pranë shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, do të ketë ndërprerje nga 11:00 deri në 12:00.

Pejë

Në rajonin e Pejës, ndërprerja do të prekë zonat:

Berani, Prapaqani, Berliqi, Krusheci i Ri, Rashiqi, Gjocajt, Turjaka e Ulët, Vranoci i Madh dhe i Vogël, Barani i Ulët, Qallapeku, Kusoriqi, Llugagjit dhe Buqani.

Ndërprerja do të zgjasë nga 09:00 deri në 14:00 dhe bëhet për përforcimin e rrjetit dhe vendosjen e penguesve për shpendë në linjë.

Prizren

  • Randobravë, Retije e Ulët dhe Retije e Epërme: ndërprerje nga 10:00 deri në 15:30, për mirëmbajtje preventive dhe pastrim të trasesë.
  • Në Suharekë, rrugët “Skënderbeu”, “Gursel Sylejmani”, “Kodra e Dëshmorëve” dhe zona përreth do të kenë ndërprerje nga 10:00 deri në 15:00, për vendosjen e panelit të ri të tensionit të ulët.

Ferizaj

Në rajonin e Ferizajt:

  • Glloboqicë, Rezhacë, Gorancë, Hunel, Meliqt, Bravët, Seqishtë, Krivenikë dhe zona të tjera përreth do të kenë ndërprerje nga 10:00 deri në 15:30.
  • Mirenë, Fushtica e Epërme dhe e Ulët, Resinoci, Bainca, Shala dhe Krojmiri, si dhe zona të tjera, do të preken nga ndërprerja nga 09:00 deri në 14:30.

Punimet lidhen me mirëmbajtje preventive, eliminimin e defekteve dhe pastrimin e trasesë.

Mitrovicë

Në rajonin e Mitrovicës, Klinë e Epërme, Qubrel, Kotorr, Vitak, Kastriot, Runik, Banjë, Surigan, Qitakët, Leqina dhe Terrnova, ndër të tjera, do të kenë ndërprerje nga 08:00 deri në 12:00.

KEDS thotë se punimet kanë të bëjnë me vendosjen e penguesve për shpendë.

Gjakovë

Në Gjakovë janë paraparë disa ndërprerje të shkurtra për testimin e mbrojtjes rele:

  • Rroni Fer: 11:00–12:00
  • Alfa Minerals: 12:00–13:00
  • Ngrohtorja–Kogjenerimi: 13:00–14:00
  • Acetileni: 14:00–15:00

Ndërkohë, në rajonin e Malishevës, Balincë, Bubavec, Drenoc, Golluboc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë do të kenë ndërprerje nga 08:30 deri në 11:00.

Në zonën e Gjakovës, Babaj i Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë, ndër të tjera, do të preken nga ndërprerja nga 10:00 deri në 15:30.

Në të njëjtin interval do të ndërpriten edhe Batusha, Brovina, Molliqi, Berija, Stublla dhe Nivokazi.

KEDS u bën thirrje konsumatorëve në këto zona që të marrin masat e nevojshme dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre duke pasur parasysh oraret e ndërprerjeve.

Related

Previous Post

E mërkura nis më freskët, por temperaturat rriten

Next Post

Trump sfidon Teheranin: “Hormuzi është i yni”! SHBA bllokon negociatat, tensionet me Iranin përshkallëzohen

Next Post
Hakerim në televizionin shtetëror iranian, transmetohen mesazhe të Trump dhe Netanyahut

Trump sfidon Teheranin: “Hormuzi është i yni”! SHBA bllokon negociatat, tensionet me Iranin përshkallëzohen

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.