Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Feride Rushiti “e qetë” për Presidencën: “S’është diskutuar më emri im, vazhdoj punën në QKRMT”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
19/08/2026
in Category
0
Feride Rushiti “e qetë” për Presidencën: “S’është diskutuar më emri im, vazhdoj punën në QKRMT”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se nuk është diskutuar më emri i saj për Presidente të vendit, pasi në fund të prillit nuk u votua për këtë pozitë, si e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rushiti i tha Gazetës Express se, që kur nuk pati konsensus për votimin e saj për shefe të shtetit, ka qenë “plotësisht e qetë” dhe po e vazhdon punën në organizatën që e ka themeluar vetë.

“Jo. Pas atij momenti që kam qenë (kandidate për Presidente), kam qenë plotësisht e qetë dhe po vazhdoj punën time në QKRMT, ashtu siç e kam thënë edhe në konferencën për shtyp që e kam pasë atëherë”, tha ajo.

E pyetur nëse do të ishte e gatshme që të kandidohej sërish për Presidente, Rushiti tha se ajo çështje do të duhej të diskutohej në disa instanca në organizatën që ajo e përfaqëson.

“Kështu, po më vjen keq, nuk flitet, sepse duhet përmes instancave të ndryshme në organizatë të diskutohen ato. Por unë veç po ju tregoj që ai ka qenë qëndrimi im i fundit publik dhe ashtu mbetet”, tha ajo.

Rushiti në prill kishte pranuar të kandidonte për Presidente, me bindjen se ishte “figurë unifikuese” dhe mund ta nxiste “dialogun mes partive politike”.

Në një seancë për zgjedhjen e Presidentit më 27 prill, ku kishin munguar deputetët e partive opozitare, Feride Rushiti kishte marrë 63 vota.

Pasi në mesnatën mes 28 dhe 29 prillit kishte skaduar afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, Rushiti kishte thënë në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se angazhimi i saj do të vazhdonte në QKRMT.

“Ky kandidim nuk ka qenë ambicie, as aspiratë për pushtet. Ka qenë vetëm një përpjekje e sinqertë, një kontribut për vendin tim, si person jopartiak, që t’i japë mundësi zgjidhjes së ngërçit politik që aktualisht po e kalon vendi”, pati deklaruar ajo.

Ajo e kishte shpallur të përfunduar “rrugëtimin” e saj si kandidate për Presidente, duke uruar zgjidhje pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që do të mbaheshin më 6 qershor.

“Ky rrugëtim i imi, i cili ka vazhduar dje realisht me qëllimin më të mirë të mundshëm për ta nxjerrë vendin prej kësaj krize aktuale me të cilën po ballafaqohet, përfundon sot me një reflektim të thellë dhe me një përgjegjësi të plotë ndaj vendit, duke uruar që zgjedhjet të sjellin stabilitet institucional në të ardhmen”, kishte deklaruar ajo.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku iu rikthyen takimeve për çështjen e Presidentit. Ata dje zhvilluan takimin e parë që kur LDK-ja hoqi dorë nga bisedimet për t’u përfshirë në bashkëqeverisje me LVV-në dhe nga kërkesa për pozitën e shefit të shtetit.

Pas takimit për të gjetur një emër konsensual jopartiak, ata thanë se kishin diskutuar për profilin potencial që do të duhej ta kishte kreu i ri i shtetit, duke paralajmëruar se në takimin e ardhshëm do të flisnin për emra konkret.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 6 qershorit, të cilat erdhën për shkak të moszgjedhjes së Presidentit, ende nuk është konstituuar Kuvendi.

Me kërkesë të Kurtit, seanca konstituive e Kuvendit që nisi më 6 gusht u ndërpre dy herë radhazi. Ai nuk e propozoi kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi e konsideron të padobishme që të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, më 7 gusht në mesnatë ka përfunduar afati për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari – deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja – e caktoi për 8 gusht vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre nga ai në po të njëjtën mënyrë si ditën kur nisi.

LVV-ja thotë se nuk do të ketë vazhdim të seancës konstituive pa një marrëveshje paraprake për Presidentin, për zgjedhjen e të cilit është përcaktuar një afat kushtetues 60 ditor, i cili fillon të rrjedhë vetëm pasi të konstituohet Kuvendi.

 

Related

Previous Post

“Shqiptarët nuk harrojnë”: Festë në Prishtinë për ditëlindjen e Bill Clintonit.

Next Post

Shtatori vendimtar për Thaçin dhe të tjerët në Hagë, OVL-UÇK paralajmëron zhvillime

Next Post
Shtatori vendimtar për Thaçin dhe të tjerët në Hagë, OVL-UÇK paralajmëron zhvillime

Shtatori vendimtar për Thaçin dhe të tjerët në Hagë, OVL-UÇK paralajmëron zhvillime

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.