Në një aktivitet simbolik të organizuar me rastin e 80-vjetorit të lindjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton, Shoqata “Miqtë e Amerikës” zgjodhi Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës për t’i përcjellë urimet dhe mirënjohjen e popullit të Kosovës.
Me këtë rast, drejtuesit e brigadës dhe përfaqësuesit e shoqatës vlerësuan bashkëpunimin ndër vite dhe kontributin e zjarrfikësve, ndërsa theksuan edhe lidhjen e veçantë të Kosovës me ish-presidentin Clinton dhe mbështetjen e tij për vendin.
Komandanti i Brigadës së Zjarrëfikësve në Prishtinë, Malë Gashi falenderoi Shoqatën “Miqtë e Amerikë”, të cilët përzgjedhen këtë institucion për ta festuar ditëlindjen e presidentit amerikan Bill Clinton, raporton EO.
“Shoqata “Miqtë e Amerikës” që keni përzgjedhur institucionin tonë me rastin e ditëlindjes së ish-Presidentit Bill Clinton, dhe për bashkëpunimin që e kemi me juve, jemi shumë krenarë që e keni zgjedhur institucionin tonë e bashkarisht sot e festojmë ditëlindjen e Presidentit Bill Clinton”, tha Gashi.
Ndërsa, nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi tha se kjo po bëhet për të uruar presidentin Clinton nga populli i Kosovës.

