Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti pret shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes: Fokus te sundimi i ligjit dhe siguria

Qendra Info by Qendra Info
19/08/2026
in Lajme
0
Kurti pret shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes: Fokus te sundimi i ligjit dhe siguria
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Kurti e uroi Lopes për marrjen e detyrës së re dhe i dëshiroi sukses gjatë mandatit të tij. Gjatë takimit, kryeministri shprehu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të EULEX-it në Kosovë, veçanërisht në monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte vazhdimi i monitorimit të performancës së institucioneve të drejtësisë dhe trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Kurti theksoi nevojën për një reagim të shpejtë dhe të koordinuar ndërmjet Policisë, Prokurorisë, gjykatave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, duke vënë në qendër mbrojtjen e viktimave.

Diskutohet edhe siguria dhe infrastruktura kritike

Në takim u diskutua edhe situata e sigurisë dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kurti nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm dhe shkëmbimit të informatave, si dhe të vëmendjes së shtuar ndaj rreziqeve të sigurisë, përfshirë mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Në fund, kryeministri në detyrë rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe konstruktiv me EULEX-in gjatë mandatit të shefit të ri të misionit.

Related

Previous Post

Irani po shqyrton sulme ndaj bazave amerikane në Evropë, NATO: Jemi gati për çdo kërcënim

Next Post

E enjtja sjell rikthimin e vapës së fortë në Kosovë,

Next Post
Sot temperaturat arrijnë në 31 gradë Celsius

E enjtja sjell rikthimin e vapës së fortë në Kosovë,

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.