Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike

Qendra Info by Qendra Info
20/08/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së enjte, 20 gusht 2026, do të zhvillohen punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, si dhe punime në kuadër të projekteve investive.

Për shkak të këtyre punimeve, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

  • Drenas – Llapushnik: Dalja 10 kV J30 Llapushniku do të ndërpritet nga 10:00 deri në 15:30. Punimet lidhen me mirëmbajtjen preventive, eliminimin e defekteve dhe gjetjeve nga inspektimi me dron, si dhe pastrimin e trasesë.

Punime në projekte investive

  • Prugovc, Lupq i Poshtëm, Vranidoll, Tenezhdoll, Kanali Besi, Sallabajë dhe zona të tjera: ndërprerja nga 09:00 deri në 18:00, për punime në rrjet.
  • Vreshtat, Kolovicë, Tauk Bashçe dhe pjesë të disa rrugëve në Prishtinë: nga 08:30 deri në 18:00, për realizimin e projektit P2-P5 FEEDER 3.
  • Fusha e Pajtimit dhe zona përreth: nga 08:30 deri në 18:00, për të njëjtin projekt.
  • Kodra e Trimave, Kolovica e Re, Kolovica e Vjetër, Butovci dhe rruga “Xhemajl Ibishi”: nga 08:30 deri në 18:00.

Pejë

  • Lumbardh, Lluka e Ulët dhe e Epërme, Pozhar, Kodrali, Irzniq, Gllogjan, Junik, Ratish, Dashinoc, Maznik dhe zona të tjera: ndërprerja nga 10:00 deri në 15:30.
  • Leshan, Gurakoc, Lumi i Bardhë, Llabjanë, Zahaq, Sferkë, Qyshk, Pavlan, Klina, Bellopoj, Turjakë, Prilep, Ruhot dhe zona të tjera: nga 10:00 deri në 15:30.

Në të dyja rastet, KEDS ka paralajmëruar mirëmbajtje preventive, ndërhyrje për eliminimin e defekteve dhe gjetjeve nga inspektimi me dron, si dhe pastrimin e trasesë.

Prizren

Në kuadër të punimeve nga pala e tretë:

  • Serbicë, Trepeticë, Shpenadi, Velezhë dhe Caparci: ndërprerja do të zgjasë nga 12:00 deri në 16:30.

Arsyeja është realizimi i punimeve sipas projektit elektrik të aprovuar.

Ferizaj

Nga TS Magurë do të ndërpriten disa dalje 10 kV, përfshirë Miniera Golesh, Fshatrat, Feronikeli, Harilaçi, Burimi, Transmetuesi dhe Wind Power.

Ndërprerja do të jetë nga 11:00 deri në 14:00 dhe do të prekë zona të shumta, ndër to Vrellën e Goleshit, Medvegjen, Dobrajën e Madhe dhe të Vogël, Nekocin, Krojmirin, Poturocin, Lipjanin, Magurën, Qylagën, Rrezen, Blinajën, Rubofcin, Sllovinë, Gadimen e Epërme, Harilaçin, Sllatinën, Goleshin dhe lokalitete të tjera.

Arsyeja: mirëmbajtja e Transformatorit 2.

Mitrovicë

  • Novolan, Bukosh, Brusnik, Vërnicë, Reznik, Velenicë, Mihaliq, Shalë, Druar, Kçiq i Madh dhe zona të tjera: ndërprerja nga 10:00 deri në 15:30.

Punimet kanë të bëjnë me mirëmbajtjen preventive, eliminimin e defekteve dhe gjetjeve nga inspektimi me dron dhe pastrimin e trasesë.

 Gjakovë

Në rajonin e Gjakovës janë planifikuar disa ndërprerje gjatë ditës.

  • Rahovec – pjesë e qytetit: nga 16:00 deri në 17:00, për ndërrimin e bazamentit në TS Rahoveci V.
  • Damjan, Fshaj, Kushavec, Muhader, Pnish, Rogovë, Smaq dhe Ujz: nga 08:00 deri në 12:00, për vendosjen e mbrojtëseve nga shpezët në shtyllat e tensionit të mesëm.
  • Zona të ndryshme të Gjakovës: do të ketë ndërprerje të shkurtra për testimin e mbrojtjes rele:
    • 11:00–12:00
    • 12:00–13:00
    • 13:00–14:00
    • 14:00–15:00
  • Moglicë, Goden, Jahoc, Prush, Raçë, Vogovë, Zhub dhe Lagjja Brekoc: nga 09:00 deri në 12:00, në kuadër të punimeve investive për përmirësimin e vërejtjeve të komisionit vlerësues dhe punimeve elektrike në kuadër të Lotit 12.

KEDS u bën thirrje konsumatorëve në zonat e përfshira që të kenë parasysh oraret e punimeve dhe të marrin masat e nevojshme për aktivitetet që varen nga furnizimi me energji elektrike.

Related

Previous Post

E enjtja sjell rikthimin e vapës së fortë në Kosovë,

Next Post

Prokuroria Speciale: Shtatë raste të dyshuara spiunazhi për BIA-n, katër aktgjykime dënuese

Next Post
Prokuroria Speciale ngrit aktakuza për nxitje urrejtjeje dhe ekstremizëm fetar në Kosovë

Prokuroria Speciale: Shtatë raste të dyshuara spiunazhi për BIA-n, katër aktgjykime dënuese

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.