Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Aksion në Brezovicë: Policia kontrollon dy vila, konfiskon mbi 1 kg marihuanë dhe arreston 27-vjeçarin.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
20/08/2026
in Category
0
Aksion në Brezovicë: Policia kontrollon dy vila, konfiskon mbi 1 kg marihuanë dhe arreston 27-vjeçarin.
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Brezovicë, për posedim të narkotikëve.

Policia ka shtuar se i arrestuar është një 27 vjeçar, dhe se, kanë konfiskuar 1,063 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një çantë krahu e zezë, një thikë metalike dhe një telefon celular.

Komunikata:

Në bashkëngjitje keni komunikatën e radhës nga DRP-Ferizaj

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Arrestohet një person për posedim të dyshuar të narkotikëve në Brezovicë

Me datën 19.08.2026, rreth orës 23:30 njësitet policore të stacionit policor në Shtërpcë kanë pranuar një informatë lidhur me gjetjen e substancës së dyshuar narkotike në një villë të pabanuar në Brezovicë.

Pas pranimit të informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit të personit të dyshuar, mashkull, kosovar, 27 vjeç, i janë gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe dy peshore digjitale.

Nën dyshimin se i dyshuari mund të posedonte edhe substanca të tjera narkotike, është kontrolluar edhe një villë tjetër, ku është gjetur një sasi tjetër e dyshuar marihuane.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar gjithsej 1,063 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një çantë krahu e zezë, një thikë metalike dhe një telefon celular.

Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, e cila ka marrë përsipër procedimin e mëtejshëm të rastit. Po ashtu, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

Related

Previous Post

Tronditëse: 14-vjeçarja u torturua për dy vjet, sepse refuzoi martesën me 70-vjeçarin.

Next Post

PDK u lë letra deputetëve të VV-së: “Respektojeni Kushtetutën, konstituojeni Kuvendin”.

Next Post
PDK u lë letra deputetëve të VV-së: “Respektojeni Kushtetutën, konstituojeni Kuvendin”.

PDK u lë letra deputetëve të VV-së: “Respektojeni Kushtetutën, konstituojeni Kuvendin”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.