Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

PDK u lë letra deputetëve të VV-së: “Respektojeni Kushtetutën, konstituojeni Kuvendin”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
20/08/2026
in Category
0
PDK u lë letra deputetëve të VV-së: “Respektojeni Kushtetutën, konstituojeni Kuvendin”.
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët kanë qëndruar në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, u kanë lënë në tavolinat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga një letër me thirrje për respektimin e Kushtetutës dhe konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Letrat janë vendosur gjatë seancës së thirrur nga PDK, në kuadër të kërkesës së saj që seanca konstituive të vazhdojë çdo 48 orë deri në përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Deputetët e LVV-së nuk morën pjesë në seancë, ndërsa PDK përsëriti akuzat se partia që ka marrë shumicën në zgjedhjet e fundit, po refuzon ta marrë përgjegjësinë kushtetuese për krijimin e institucioneve.

Në letrën drejtuar deputetëve të shumicës, PDK u kërkon atyre që mandatin ta ushtrojnë në emër të qytetarëve dhe jo sipas interesave apo urdhrave partiakë.

“Kushtetuta është mbi partinë, Republika është mbi liderin politik dhe mandati qytetar mbi urdhrin politik”, thuhet ndër të tjera në letër.

PDK u ka bërë thirrje deputetëve të shumicës që të marrin përgjegjësi individuale për funksionalizimin e Kuvendit, duke theksuar se një detyrim kushtetues nuk mund të kushtëzohet nga kalkulimet politike.

Në letër përmenden edhe pasojat që bllokada institucionale po ua shkakton qytetarëve, në një periudhë kur familjet po përballen me përgatitjet për vitin e ri shkollor, shpenzimet e dimrit, çmimet, tatimet dhe problemet ekonomike.

“Qytetarët tanë nuk mund të presin pafundësisht. Për këto probleme duhet të punojnë institucionet dhe për këto nevoja duhet të flasë Kuvendi”, thuhet në mesazh.

Letra përfundon me një thirrje të drejtpërdrejtë për deputetët:

“Respektoni betimin tuaj. Respektojeni mandatin tuaj. Respektojeni Kushtetutën. Konstituojeni Kuvendin. Bëjeni detyrën tuaj.”

PDK ka paralajmëruar se do të vazhdojë të kërkojë mbajtjen e seancës konstituive sipas afateve procedurale, deri në funksionalizimin e Kuvendit.

 

 

Related

Previous Post

Aksion në Brezovicë: Policia kontrollon dy vila, konfiskon mbi 1 kg marihuanë dhe arreston 27-vjeçarin.

Next Post

Nura: VV s’ka të drejtë ta mbajë peng Kuvendin, fitorja s’është licencë për bllokimin e shtetit

Next Post
Nura: VV s’ka të drejtë ta mbajë peng Kuvendin, fitorja s’është licencë për bllokimin e shtetit

Nura: VV s’ka të drejtë ta mbajë peng Kuvendin, fitorja s’është licencë për bllokimin e shtetit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.