Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Deliu paralajmëron protestë masive: “Nuk ndalemi derisa të kthehet ligjshmëria”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
20/08/2026
in Category
0
Deliu paralajmëron protestë masive: “Nuk ndalemi derisa të kthehet ligjshmëria”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu tha se qytetarët “janë të zënë peng nga një parti që po refuzon dhe po uzurpon Qeverinë e nuk po i kryen detyrat e saj kushtetuese”.

Në një konferencë për media në Kuvend, Deliu bëri thirrje për vazhdimin e seancës konstituive, ndërsa tha se kryesuesi Avni Dehari “po vazhdon të jetë i nënshtruar dhe nuk po e kryen rolin e tij në funksionim të rregullores dhe të Kushtetuës së Republikës”.

“Jemi në një situatë të rëndë”, tha ajo. Kjo situatë, Deliu tha se “duket se i konvenon vetëm Albin Kurtit”.

Deliu tha se thirrjet e SHBA-së janë si pasojë e një “shqetësimi të madh” sepse “Kosova, duke qenë defunksionale po mbetet e izoluar dhe larg partneritetit”.

“Prandaj, unë pres masovizim të protestës sonë. Ditëve në vazhdim ju do të jeni dëshmitarë që kategori të shumta shoqërore do të jenë bashkë me ne për të demonstruar edhe një herë nevojën e funksionalitetit të institucioneve”, tha ajo.

Deliu tha se s’i përjashtojnë as “aksionet tjera në nivel vendi me qytetarët e Republikës”.

 

Related

Previous Post

Deliu-Kodra: “Nuk do të takohemi më me Albin Kurtin”.

Next Post

Merr djalin nga kopshti dhe largohet nga Kosova, babai nuk e lajmëron ish-bashkëshorten

Next Post
Merr djalin nga kopshti dhe largohet nga Kosova, babai nuk e lajmëron ish-bashkëshorten

Merr djalin nga kopshti dhe largohet nga Kosova, babai nuk e lajmëron ish-bashkëshorten

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.