Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Ndalet në Brezovicë me substanca narkotike, caktohet një muaj paraburgim për N.B.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
21/08/2026
in Category
0
Ndalet në Brezovicë me substanca narkotike, caktohet një muaj paraburgim për N.B.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim kundër të pandehurit N.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 19.08.2026, rreth orës 23:30, në Brezovicë – Komuna Shtërpcë, i pandehuri , pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes substancë narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që fillimisht zyrtarët policorë pranojnë ankesë nga qytetarët se në një vilë të pabanuar në Brezovicë ishte gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ashtu që pas daljes në vendin e ngjarjes aty vërejnë një person duke ikur malit dhe pas ndjekjes hasin në të pandehurin N.B., i cili ishte me skuter të tipit NAS, ku nën dyshimin se mund të posedojë substanca narkotike e ndalin të pandehurin dhe pas kontrollit tek i njëjti gjejnë dhe sekuestrojnë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë si dhe dy peshore digjitale të vendosura në një çantë ngjyrë të zezë, tutje nën dyshimin se mund të posedojë substanca të tjera narkotike është kontrolluar edhe një vilë e një familjari të të pandehurit, ku edhe aty në tokë e shpërndarë gjendet një sasi më e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me ç` rast nga i pandehuri dhe vendi i ngjarjes sekuestrohen: një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 41.2 gram, sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 430.9 gram, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 505.3 gram, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 72.9 gram, gjithsej substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 1063 gram si dhe një çantë krahu ngjyrë e zezë, dy peshore digjitale, një thikë metalike për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se të gjitha kanë qenë të destinuara për përgatitje dhe ndarje të substancës narkotike me qëllim të shitjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Related

Previous Post

Çitaku për Thaçin: Sot në burg, nesër i lirë, përsëri President

Next Post

Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë qeverisjen e Kurtit, dhjetëra milionë euro të humbura nga BE-ja

Next Post
Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë qeverisjen e Kurtit, dhjetëra milionë euro të humbura nga BE-ja

Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë qeverisjen e Kurtit, dhjetëra milionë euro të humbura nga BE-ja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.