Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë qeverisjen e Kurtit, dhjetëra milionë euro të humbura nga BE-ja

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
21/08/2026
in Category
0
Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë qeverisjen e Kurtit, dhjetëra milionë euro të humbura nga BE-ja
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Albin Kurtit dhe të VV-së.

Ai ka bërë me dije se shkaku i veprimeve të Qeverisë Kurti Kosova po humb dhjetëra miliona euro nga BE-ja.

Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar edhe për dëmet tjera që kjo qeveria ia ka sjell Kosovës.

“Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Albin Kurtit dhe të VV-së së tij. Prej qershorit të vitit 2023 deri në fillim të vititi 2026, Kosova iu nënshtrua sanksioneve të ashpra financiare të BE-së për shkak të politikave të Qeverisë së Vetëvendosjes (VV). Rreth 700 milionë euro prej fondeve të BE-së për projekte jetike për qytetarët e vendit tonë qenë pezulluar. Koston e paguan qytetarët, jo Qeveria e tyre. Për shkak të bllokadës aktuale të institucioneve të Kosovës, më saktë të paralizës së shtetit, Kosova po humb dhjetëra milionë, potencialisht qindra milionë euro, nga Fondi i Rritjes i BE-së”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Dëmi kolosal që i është bërë Kosovës, me pasoja largvajtëse për rendin kushtetues të shtetit tonë, janë marrëveshjet e Brukselit/Ohrit të shkurtit/marsit të vitit 2023 që i ka pranuar kryeministri Albin Kurti në emër të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Qytetarët e Kosovës, si ata që e kanë votuar Kurtin dhe VV-në e tij, si të tjerët, po e paguajnë për çdo ditë koston e këtij pushteti që i ka varfëruar dhe po ua gërryen perspektivën në rrafsh social, ekonomik dhe politik. Kosova është sot në duart e deputetit Albin Kurti, liderit të VV-së, që ka marrë shumicë parlamentare me VV-në e tij për t’i formuar institucionet, por s’po do t’i formojë. Në të vërtetë ai i ka deformuar ato: nuk kemi kemi funksionim kushtetues as të Kuvendit, as të Qeverisë as të Presidencës. Vendi po shkon drejt anarkisë nën drejtimin e tij”, ka shkruar ai.

Related

Previous Post

Ndalet në Brezovicë me substanca narkotike, caktohet një muaj paraburgim për N.B.

Next Post

Ymeri: Dikush freskohet në pishinë, ndërsa pacientët presin për barna në Onkologji

Next Post
Ymeri: Dikush freskohet në pishinë, ndërsa pacientët presin për barna në Onkologji

Ymeri: Dikush freskohet në pishinë, ndërsa pacientët presin për barna në Onkologji

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.