Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Në arrati prej një viti për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra shfaqet aktiv në rrjetet sociale

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
21/08/2026
in Category
0
Në arrati prej një viti për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra shfaqet aktiv në rrjetet sociale
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë kaluar një vit që nga dita e vrasjes së trefishtë në Gjilan.

Ishte e diele, 10 gushti i vitit 2025 kur në qendër të qytetit, në mes të ditës u qëlluan për vdekje babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani- argjendar të njohur në qytet.

I plagosur në këtë rast mbeti edhe Abedin Hoxha , apo një nga njerëzit më të përfolur për nxitjen e mosmarrëveshjeve në këtë rast.

Të dyshuar për vrasjen e trefishtë janë: Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjëll Shkodra.

Që të tre që nga dita e ngjarjes tragjike kanë arritur që të arratisen dhe më nuk është bërë e ditur asgjë për vendndodhjen e tyre.

Për organet e sigurisë e të hetuesisë në Kosovë, Shkodra me dy djemtë e tij janë bërë të pakapshëm.

Rasti po hetohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, por deri më tani nuk ka pasur rezultate konkrete.

Policia e Kosovës thotë se po vazhdon punën intensive për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, por pa dhënë detaje rreth ecurisë së hetimeve.

Edhe Prokuroria ka bërë të ditur se janë ndërmarrë hapa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe se janë njoftuar të gjitha pikat kufitare.

Megjithatë, edhe ka kaluar një vit nga kjo vrasje e trefishtë, nga organet e rëndit nuk është raportuar për ndonjë përparim konkret në kapjen e të dyshuarve.

E derisa të njëjtit ende janë në arrati, siç duket kjo nuk i po i pengon të kyçen edhe në rrjete sociale.

Madje është vetë Mefail Shkodra, i cili i ka komentuar djalit të tij tjetër i cili siç ishte bërë e ditur s’kishte të bënte me ngjarjen tragjike të asaj dite.

Mefail Shkodra vazhdon t’i shkruaj komente në Facebook djalit, e një gjë të tillë e kishte bërë edhe para pak ditëve.

 

Related

Previous Post

Ymeri: Dikush freskohet në pishinë, ndërsa pacientët presin për barna në Onkologji

Next Post

Abdullahu godet Kurtin dhe VV-në: Propaganda nuk i mbulon dështimet, të vërtetës s’i ikni

Next Post
Abdullahu godet Kurtin dhe VV-në: Propaganda nuk i mbulon dështimet, të vërtetës s’i ikni

Abdullahu godet Kurtin dhe VV-në: Propaganda nuk i mbulon dështimet, të vërtetës s’i ikni

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.