Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Abdullahu godet Kurtin dhe VV-në: Propaganda nuk i mbulon dështimet, të vërtetës s’i ikni

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
21/08/2026
in Category
0
Abdullahu godet Kurtin dhe VV-në: Propaganda nuk i mbulon dështimet, të vërtetës s’i ikni
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Faton Abdullahu nga Partia Demokratike e Kosovës ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i akuzuar për përdorimin e propagandës për të mbuluar, dështimet në qeverisje.

Në një postim në Facebook, Abdullahu ka thënë se VV-ja e ka paraqitur situatën në veri si sukses, ndërkohë që, sipas pretendimit të tij, ka pranuar “autonominë”. Ai gjithashtu pretendon se partia në pushtet ka frikë nga krijimi i institucioneve pikërisht për shkak të detyrimeve që do të pasonin.

Zëdhënësi i PDK-së e akuzoi pushtetin edhe për shkelje të Kushtetutës, përdorim të parasë publike për qëllime elektorale dhe për fshehjen e problemit të emigrimit, veçanërisht të të rinjve.

Abdullahu ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

”Me propagandë e paranojë i keni ‘dënuar’ ata në Hagë qe sa vite, para aktvendimit final, sepse ua keni frikën kthimit të tyre. 16 shtatorit dhe të vërtetës historike nuk keni çka i bëni as me propagandën tuaj. E vërteta është vdekja juaj politike”, ka shkruar ai.

 

Related

Previous Post

Në arrati prej një viti për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra shfaqet aktiv në rrjetet sociale

Next Post

19-vjeçari kapet “fluturim” në Ferizaj, policia ia merr patentën për tre muaj.

Next Post
19-vjeçari kapet “fluturim” në Ferizaj, policia ia merr patentën për tre muaj.

19-vjeçari kapet “fluturim” në Ferizaj, policia ia merr patentën për tre muaj.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.