Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar dhe ndëshkuar një shofer për tejkalim të shpejtësisë në fshatin Lloshkobare.
Sipas Policisë, 19-vjeçari A.B., i cili drejtonte një automjet VW Golf me ngjyrë të zezë dhe targa vendore, është kapur duke lëvizur me shpejtësi prej 138 km/h, në një zonë ku kufizimi ishte 50 km/h.
Ndaj shoferit është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për tre muaj.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e dispozitave ligjore.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor.

