Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nis numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, ekranet do të vendosen në qytete të Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
22/08/2026
in Lajme
0
Nis numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, ekranet do të vendosen në qytete të Kosovës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë është nisur numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, datë kur pritet vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Aktiviteti “Ora e Pritjes” u organizua nga platforma “Liria ka Emër”.

Në kuadër të aktivitetit, Besiana Musmurati, Altin Krasniqi, Aris Selimi, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha shtypën butonin që aktivizoi ekranin me numërimin mbrapsht.

Nga ky moment, kanë nisur të numërohen 25 ditët deri më 16 shtator, kur pritet shpallja e vendimit përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Nga ky moment, Kosova do të presë që bijtë e saj më të shtrenjtë të kthehen në tokën e vet”, u tha gjatë aktivitetit.

Hamza: Ekrane të ngjashme do të vendosen në gjithë Kosovën

Në aktivitet ka marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i cili tha se ekranet me numërimin mbrapsht nuk do të vendosen vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Sipas Hamzës, ekranet do të shërbejnë si simbol i pritjes dhe kujtesës për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Koha po ecën, pritja tash është shkurtuar, por kujtesa jonë nuk shkurtohet. Sa më afër të jetë dita, aq më fuqishëm duhet ta themi atë që duhet ta themi”, tha Hamza.

Ai theksoi se ekrani në Prishtinë është vetëm fillimi i një simbolike që synohet të shtrihet në të gjithë Kosovën.

“Ky ekran është simbol i pritjes në Prishtinë, por ekrane të ngjashme do të vendosen në gjithë Kosovën”, u shpreh ai.

Hamza tha se përmes këtij aktiviteti synohet të përcillet mesazhi se qytetarët e Kosovës nuk e kanë harruar luftën dhe sakrificën e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Këto ekrane janë një mesazh se Kosova nuk harron, nuk harron që Kosova luftoi, nuk harron kush e bëri Kosovën të lirë dhe të pavarur në botë dhe nuk harron se ata sot nuk janë vetëm. Pas tyre janë familjet, bashkëluftëtarët, miqtë dhe një popull që nuk e harron sakrificën”, tha Hamza.

Numërimi mbrapsht pritet të vazhdojë deri më 16 shtator, duke e kthyer këtë datë në një pikë të rëndësishme të vëmendjes publike në Kosovë.

Related

Previous Post

37 milionë euro për banim social në 21 komuna, Kurti: Mbështetja për familjet nuk është vetëm pagesë mujore

Next Post

Haradinaj propozon vazhdimin e mandatit të Hashim Thaçit si president

Next Post
‘Katandisje vlerash’, Haradinaj me kritika të ashpra për Qeverinë Kurti

Haradinaj propozon vazhdimin e mandatit të Hashim Thaçit si president

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.