E diela në Kosovë pritet të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale.
Vapa e fortë do të vazhdojë, megjithatë temperaturat pritet të shënojnë ulje të lehta, si pasojë e erërave nga veriu dhe verilindja, të cilat do të sjellin pak freskim.
Gjatë pasdites, rrallë në disa zona malore mund të paraqitet ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu, por këto zhvillime do të jenë të izoluara.
Temperaturat do të luhaten nga 19°C në mëngjes deri në 34°C gjatë ditës.
Në përgjithësi, e diela sjell një zbutje të lehtë të vapës, por temperaturat mbeten të larta për periudhën.

