Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aleanca hedh thasë me qymyr para Qeverisë: Ramadani akuzon Kurtin se po e çon Kosovën në “terr politik”

Qendra Info by Qendra Info
23/08/2026
in Lajme
0
Aleanca hedh thasë me qymyr para Qeverisë: Ramadani akuzon Kurtin se po e çon Kosovën në “terr politik”
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, së bashku me anëtarë të partisë, kanë zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke hedhur disa thasë me qymyr.

Përmes këtij aksioni, Ramadani tha se Aleanca synon të tërheqë vëmendjen ndaj, siç e quajti ai, dështimeve të Qeverisë në sektorin energjetik dhe situatës politike në vend.

“Duam ta dërgojmë mesazhin se me Kurtin dhe Vetëvendosjen, gjatë këtyre 6-7 viteve të fundit, Kosova nga një terr energjetik që e kanë mbajtur, po kalon në terr politik”, deklaroi Ramadani.

Ai tha se simbolika e qymyrit lidhet me potencialin energjetik të Kosovës, duke argumentuar se vendi vazhdon të ketë rezerva të mëdha të qymyrit, por nuk po arrin t’i shfrytëzojë ato për prodhimin e energjisë elektrike.

“Ajo që e kemi tepër të qartë është se mesazhi dhe simbolika e qymyrit të Kosovës është se Kosova edhe më tutje po fle mbi qymyr, por rryma nuk prodhohet këtu”, tha Ramadani.

Sipas tij, një nga pikat kryesore të ofertës gjashtëpikëshe të AAK-së është ndërtimi i një termocentrali të ri në Kosovë.

Ramadani: Rreth 1 miliard euro për blerje të energjisë

Ramadani kritikoi gjithashtu importin e energjisë elektrike, duke pretenduar se gjatë viteve të fundit Kosova ka shpenzuar rreth 1 miliard euro për blerjen e energjisë nga Serbia dhe vende të tjera.

“Është e qartë që gjatë këtyre viteve, rreth 1 miliard euro janë blerë rrymë në Serbi e në vende të tjera, e prej kësaj ka fituar vetëm mafia energjetike”, deklaroi ai.

Deputeti i AAK-së ngriti shqetësime edhe për kushtet e punës së minatorëve dhe punëtorëve që merren me nxjerrjen e qymyrit.

“Në kohët e fundit po shohim se punëtorët të cilët e humbin jetën duke e nxjerrë këtë qymyr për popullin e Kosovës, nuk ka përgjegjësi as politike, as menaxheriale”, tha Ramadani.

Ai paralajmëroi se aksionet e tilla të Aleancës do të vazhdojnë dhe se aktivitetet politike në këtë drejtim pritet të shtohen.

Kosova nënshkroi marrëveshje për shitjen e qymyrit në Maqedoninë e Veriut

Aksioni i AAK-së vjen rreth një javë pasi Kosova nënshkroi një marrëveshje për shitjen e qymyrit në Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja për shitjen e qymyrit është kritikuar nga partitë që aktualisht janë në opozitë, të cilat kanë ngritur pikëpyetje mbi politikën energjetike të Qeverisë dhe mënyrën e menaxhimit të rezervave të qymyrit të Kosovës.

Related

Previous Post

Franca dhe Gjermania rrisin mbështetjen për Ukrainën pas sulmit vdekjeprurës rus

Next Post

Vatikani investon rreth 100 milionë euro në një superprojekt agro-diellor

Next Post
Vatikani investon rreth 100 milionë euro në një superprojekt agro-diellor

Vatikani investon rreth 100 milionë euro në një superprojekt agro-diellor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.