Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Aksioni para Qeverisë merr hov: PDK-së dhe Aleancës u bashkohen edhe studentët e UP-së”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
24/08/2026
in Category
0
“Aksioni para Qeverisë merr hov: PDK-së dhe Aleancës u bashkohen edhe studentët e UP-së”.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës, përsëri kanë filluar ditën duke qëndruar para Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Tash e disa ditë, këto grupe parlamentare po presin aty kur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti të hyjë në zyrë, për çka thonë se ai i ka “uzurpuar” zyrat e Qeverisë derisa është betuar edhe si deputet.

Sot këtij aksioni i janë bashkuar edhe përfaqësues të organizatave studentore të UP-së.

Përfaqësuesi i studentëve Granit Spahiu ka thënë se kriza institucionale nuk është vetëm politike, por përbën edhe një mesazh të keq për një gjeneratë të tërë, duke paralajmëruar se studentët nuk do të qëndrojnë pafundësisht pasivë përballë bllokimit të institucioneve.

“Kjo nuk është vetëm një krizë politike, por është edhe një mesazh shumë i keq për një gjeneratë të tërë. Ne na thoni çdo ditë: mësoni, punoni dhe ndërtoni të ardhmen këtu. Por si ta ndërtojmë të ardhmen këtu, kur ata që duhet të ndërtojnë të tashmen nuk po funksionojnë? Ne nuk duam privilegje. Duam një universitet që na ec përpara, duam mundësi për të rinjtë, dhe duam institucione që punojnë. Duam edhe një shtet që nuk na detyron të largohemi, por na mundëson që të krijojmë të ardhmen këtu. Dhe ka diçka tjetër që dua ta them: Mos e nënvlerësoni asnjëherë studentin. Sepse shumë herë në historinë e këtij vendi, kur të tjerët kanë pritur, studentët gjithmonë kanë dalë. Kur të tjerët kanë heshtur, vetëm studentët kanë folur. Dhe kur është dashur ndryshim, studentët gjithmonë kanë qenë aty. Prandaj sot po kërkojmë qartësisht, po kërkojmë me përgjegjësi të lartë, po kërkojmë që Kuvendi të konstituohet dhe të fillohet puna. Por nëse dikush mendon se studentët do të qëndrojnë pafundësisht të mbyllur në bankat e tyre dhe të shohin se si shteti i tyre mbetet peng, ata nuk e kanë kuptuar studentin e Kosovës. Sepse ne nuk kemi ardhur këtu vetëm për të kërkuar të ardhme, kemi ardhur këtu për të kërkuar të na lejohet ta ndërtojmë atë. Dhe nëse duhet të ngrihemi përsëri, do të ngrihemi. Jo kundër Kosovës, por gjithmonë për Kosovën”, tha ai.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës po kërkojnë thirrjen sa më parë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por që ky hap nuk po merret nga kryesuesi, Avni Dehari.

 

Related

Previous Post

BE miraton 6.1 miliardë euro ndihmë për mbrojtjen e Ukrainës

Next Post

Të shtëna me armë në një aheng në Kaçanik, policia sekuestron 65 fishekë dhe 15 gëzhoja

Next Post
Të shtëna me armë në një aheng në Kaçanik, policia sekuestron 65 fishekë dhe 15 gëzhoja

Të shtëna me armë në një aheng në Kaçanik, policia sekuestron 65 fishekë dhe 15 gëzhoja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.