Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kufizime në autostrada për kamionët mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Qendra Info by Qendra Info
25/08/2026
in Lajme
0
Sot mbyllet përkohësisht një korsi në autostradën “Arbën Xhaferi”.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të martën do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të zbatohet në autostrada nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat parashikohet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë do të lejohet pa kufizime.

Nga kjo masë përjashtohen automjetet e:

  • organeve të rendit dhe sigurisë publike;
  • shërbimeve emergjente;
  • institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të automjeteve të transportit të mallrave që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Masa synon të kontribuojë në ruajtjen e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjen e infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta.

Related

Previous Post

Opozita vazhdon aksionet para Qeverisë: “Kuvendi është bllokuar, qytetarët po paguajnë faturën”

Next Post

Deri në 1,398 euro rimbursim nga shteti në Austri – kush nga shqiptarët e diasporës mund të përfitojë?

Next Post
Deri në 1,200 euro lehtësim tatimor për punonjësit në Austri

Deri në 1,398 euro rimbursim nga shteti në Austri – kush nga shqiptarët e diasporës mund të përfitojë?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.