Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

E pazakontë në Vitomiricë: 27-vjeçari plagoset në gjoks, në veturë i gjenden arma dhe 11 fishekë

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
25/08/2026
in Category
0
E pazakontë në Vitomiricë: 27-vjeçari plagoset në gjoks, në veturë i gjenden arma dhe 11 fishekë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një rast i pazakontë me armë zjarri është regjistruar pasditen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ku një 27-vjeçar është gjetur i plagosur në gjoks, ndërsa rrethanat se si ka ndodhur ngjarja ende nuk janë sqaruar plotësisht

Sinjali raporton se personi i përfshirë në rast është A. K., rreth 27-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës 14:05, në rrugën “Hysni Hyka” në Vitomiricë.

Pas pranimit të informatës, një patrullë policore është nisur drejt lokacionit, ku me të mbërritur ka hasur 27-vjeçarin me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në pjesën e majtë të gjoksit.

Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili i ka ofruar ndihmën e parë të plagosurit, ndërsa më pas ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtejmë.

Por gjatë ekzaminimit të vendit ku ndodhi incidenti, Policia ka hasur edhe në armën që dyshohet se është përdorur.

Brenda një kombi Volkswagen është gjetur një armë zjarri, së bashku me 11 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm.

Ndërkohë, në tokë, në afërsi të automjetit, është gjetur edhe një gëzhojë e të njëjtit kalibër.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, dyshimet fillestare janë se arma e gjetur në automjet është përdorur nga vetë 27-vjeçari.

Hetuesit dyshojnë se Krasniqi mund ta ketë plagosur veten, por rrethanat dhe dinamika e plotë e incidentit mbeten për t’u zbardhur gjatë hetimeve.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar se çfarë ndodhi para të shtënës, si erdhi deri te plagosja dhe në çfarë rrethanash arma përfundoi brenda automjetit.

 

Mbi 300 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 17 të lënduar në aksidente trafiku

Related

Previous Post

Marta Kos propozon një rrugë të re për zgjerimin e BE-së: reforma, mbrojtje demokratike dhe integrim gradual

Next Post

16 vite, 62 gra të vrara në Kosovë: Shifra që trondit nga dhuna brenda familjes

Next Post
16 vite, 62 gra të vrara në Kosovë: Shifra që trondit nga dhuna brenda familjes

16 vite, 62 gra të vrara në Kosovë: Shifra që trondit nga dhuna brenda familjes

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.