E mërkura në Kosovë pritet të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira lokale, të cilat në disa zona do të zhvillohen dhe mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu, vetëtima dhe bubullimë.
Reshjet nuk pritet të jenë të mëdha dhe do të kenë kryesisht karakter lokal, ndërsa pjesa më e madhe e territorit pritet të mbetet pa reshje.
Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta. Minimalja pritet të jetë rreth 17°C, ndërsa maksimalja deri në 34°C.

