Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haxhiu reagon pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren: “Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave”

Qendra Info by Qendra Info
26/08/2026
in Lajme
0
Albulena Haxhiu i siguron post në Presidencë gruas së drejtorit të burgjeve.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

UD presidentja Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje 80-vjeçare në Prizren, duke kërkuar hetim të plotë dhe të shpejtë nga organet e drejtësisë.

Haxhiu tha se rasti nuk duhet të trajtohet si një ngjarje e izoluar, duke e lidhur atë me një tjetër vrasje të një gruaje të raportuar vetëm dy ditë më parë.

“Më tronditi lajmi për vrasjen e një gruaje 80-vjeçare në Prizren. Vetëm dy ditë më parë, një tjetër grua u vra, ndaj këto nuk mund të trajtohen si raste të izoluara. Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave!”, shkroi Haxhiu.

Ajo kërkoi që institucionet e drejtësisë të zhvillojnë hetime të plota dhe që personat përgjegjës, nëse shpallen fajtorë, të marrin dënimin më të rëndë të paraparë me ligj.

Sipas saj, krahas zbardhjes së rasteve të vrasjeve, institucionet duhet të fokusohen veçanërisht në parandalimin e dhunës ndaj grave, përpara se ajo të përshkallëzohet në pasoja fatale.

“Çdo rast duhet të zbardhet deri në fund, por po aq e rëndësishme është që dhuna të njihet dhe të ndalet para se të përfundojë në vrasje”, u shpreh ajo.

Haxhiu u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa urgjente dhe konkrete për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e rasteve të dhunës.

Në fund, ajo i shprehu ngushëllime familjes së viktimës.

Related

Previous Post

Vrasja në Aktash: Mbrojtësi ngre dyshime për AK-47 dhe hetimet – “Si u vendos arma në trupin e viktimës?”

Next Post

Kurti dhe Abdixhiku takohen për çështjen e Presidentit, pritet diskutim për emrat konkretë

Next Post
Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit për takim, ia përmend “hajvanatin”

Kurti dhe Abdixhiku takohen për çështjen e Presidentit, pritet diskutim për emrat konkretë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.