Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria në detyrë miraton mbi 5.6 milionë euro transferime dhe disa vendime të tjera

Qendra Info by Qendra Info
27/08/2026
in Lajme
0
Qeveria themelon Këshillin Kombëtar të Arteve, miratohet përbërja e parë me 11 anëtarë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një sërë vendimesh, përfshirë transferimin e mbi 5.6 milionë eurove për nevoja të institucioneve publike.

Në mesin e vendimeve të miratuara është kërkesa e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) për transferimin e 4,333,900 eurove, mjete të destinuara për furnizimin me barna nga Lista e Barnave Esenciale.

Po ashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për transferimin e 1 milion eurove, me qëllim të mbulimit të obligimeve që lidhen me shpenzimet operative.

Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Komunës së Podujevës për transferimin e 300 mijë eurove, të destinuara për mbulimin e obligimeve kontraktuale.

Në total, këto tri transferime arrijnë në 5,633,900 euro.

Në mbledhjen elektronike është miratuar edhe vendimi për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor për anëtarët e Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE (Energy Storage Corporation – ESCorp)” Sh.A.

Ndërkohë, Qeveria ka miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të një hapësire prej 999 metrash katrorë, në parcelën kadastrale P-9012-0, në pronësi të Agjencisë Pyjore të Kosovës – Ndërmarrja e Pyjeve në Prizren, për nevoja të Ministrisë së Drejtësisë.

Në fund, Qeveria ka miratuar vendimin për nominimin e tre përfaqësuesve të saj në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Vendimet janë marrë në një kohë kur Qeveria e Kosovës vazhdon të funksionojë në detyrë, ndërsa vendi mbetet në pritje të zhvillimeve politike dhe institucionale lidhur me konstituimin e institucioneve të reja.

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike

Next Post

Bajrami kritikon mbledhjen elektronike të Qeverisë: “Kur është puna për qytetarët dhe fermerët, ata presin”

Next Post
Bajrami për rënien nga sistemi të tri blloqeve të Kosovës A: Sot gjysmën e rrymës e importojmë, kështu lulëzon mafia energjetike

Bajrami kritikon mbledhjen elektronike të Qeverisë: “Kur është puna për qytetarët dhe fermerët, ata presin”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.