Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti pret ambasadorin francez në largim, vlerëson forcimin e partneritetit Kosovë–Francë

Qendra Info by Qendra Info
27/08/2026
in Lajme
0
Kurti pret ambasadorin francez në largim, vlerëson forcimin e partneritetit Kosovë–Francë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Kurti e ka falënderuar ambasadorin francez për shërbimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Sipas Kurtit, bashkëpunimi mes dy vendeve është thelluar gjatë këtij viti, veçanërisht pas takimit dhe drekës së punës me presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée në mars, si dhe vizitës së ministrit të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, në Kosovë në korrik.

Këto zhvillime, sipas kryeministrit, kanë rezultuar me pesë marrëveshje dhe instrumente bashkëpunimi, që përfshijnë drejtësinë, arsimin, frankofoninë, partneritetin financiar dhe institucional për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

“Këto rezultate përbëjnë një bazë të rëndësishme për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se Franca mbetet një aleate dhe partnere e rëndësishme e Kosovës, duke vlerësuar mbështetjen franceze për rrugën evropiane dhe integrimin euroatlantik të vendit.

Në fund të takimit, Kurti i ka uruar ambasadorit Guérot sukses në angazhimet e ardhshme dhe e ka ftuar atë që të rikthehet në Kosovë.

Related

Previous Post

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore, ekzekutohen subvencionet për nxënësit e klasave 1–9

Next Post

SHBA rishikon praninë ushtarake në Europë, Pentagoni përgatit 4 skenarë për trupat amerikane

Next Post
Misioni sekret në Amerikën Latine: Uashingtoni zgjeron praninë ushtarake dhe kufizon transparencën

SHBA rishikon praninë ushtarake në Europë, Pentagoni përgatit 4 skenarë për trupat amerikane

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.